Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ambasadori turk, mbjellin pemë në zonën e “Astirit”

355
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Dje, në zonën e “Astirit”, kryebashkiaku i Tiranës dhe ambasadori i Turqisë Murat Ahmet Yörük, mbollën pemë decorative në përkujtim të 15 Korrikut, një datë e rëndësishme për lirinë dhe demokracinë turke. Kryebashkiaku Veliaj e quan ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, “mikun e mirë”.  Kryeabshkiaku Erion Veliaj: “Së bashku me mikun e mirë, ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, për të mbjellë 251 pemë bliri në zonën e “Astirit”, në përkujtim të 15 Korrikut, një datë e rëndësishme për lirinë dhe demokracinë turke. Faleminderit ‘TIKA’-s, për këtë dhuratë, për një zonë ku po investojmë shumë për transformimin e jetës së qytetarëve. E vlerësoj shumë. Miq të mirë, punë të mira. Faleminderit ambasadorit të Turqisë, Murat Ahmet Yörük dhe ‘TIKA’-s, që i dhuruan zonës së “Astirit” 251 pemë bliri, për t’i dhënë më shumë gjelbërim.”