“Kasaphana” vjetore me bordet, sa kostoja e 620 apartamenteve!

1549
Po publikojmë edhe sot, fakte nga “kasaphana” financiare që po vazhdojnë të bëjnë shtetarët me të ardhurat financiare shtesë mujore, që përfitojnë nëpërmjet pagesave në bordet ku marrin pjesë personalisht, familjarisht dhe si grupe shokësh e miqsh. Nuk themi, që ata po i vjedhin këto pagesa, sepse bordet janë krijuar me VKM e ligje të posaçme, por themi që futja dhe mbajtja në veprim e bordeve në ministri, institucione, ndërmarrje e kompani shtetërore qendrore e lokale, po shfrytëzohet si një mjet ligjor e i justifikuar abuzimi, prej një kaste individësh të veshur me pushtet, të cilët sajojnë borde drejtuese, borde teknike, borde këshillimore, këshilla drejtues, këshilla mbikëqyrës e asamble nëpër institucionet që drejtojnë, duke bërë njeri-tjetrin kryetarë, zv/kryetarë, sekretarë e anëtarë bordi, ku natyrisht ka edhe pagesa mujore fikse dhe pagesa shtesë për çdo mbledhje të zhvilluar jashtë numrit të përcaktuar në statutet e tyre. Madje edhe në numrin e anëtarëve të bordeve ka abuzime, duke i shtuar në numër dhe duke i emëruar ata jashtë ligjit. Mjafton të përmendim faktin, që ligji e ndalon që një person të jetë drejtues ose anëtar në 2 borde, por ja që ka afro 1700 të tillë që janë në 2-5 borde! Mjafton gjithashtu, të përmendim faktin, që KLSH në kontrollet e ushtruara në portet detare Durrës, Vlorë, Sarandë e Shëngjin dhe në shumë institucione e ndërmarrje të tjera shtetërore, ka konstatuar se bordet janë ngritur në paligjshmëri të plotë në numër, në funksione, në pjesëmarrje në numër bordesh e në pagesa. Kur njihesh me përbërjen e këtyre bordeve e këshillave mbikëqyrës, konstaton se ka shtetarë e zyrtarë të lartë që janë kryetarë, zv/kryetarë e anëtarë në 2, 3, 4 e 5 borde institucionesh e ndërmarrjesh paralelisht. Konstaton, se familjarët e ministrave dhe të zyrtarëve të lartë, janë anëtarë bordesh në ministritë dhe institucionet e njeri-tjetrit. Në këto borde ka ministra, zv/ministra, këshilltarë, sekretarë të përgjithshëm të ministrive, drejtorë drejtorie, profesorë universiteti shtetëror, politikanë, drejtorë të agjencive ligj-zbatuese, të agjencive të shërbimit, madje edhe prefektë, kryetarë këshilli, qarku, bashkie e drejtorë ndërmarrjesh lokale. Bordet janë mbushur me funksionarë që kanë lidhje me shtetin dhe politikën, të cilët përveç pagave zyrtare për detyrat që kanë, përfitojnë edhe disa paga të tjera shtesë për anëtarësinë në borde e këshilla mbikëqyrës! Sipas një llogarie të bërë nga specialistë të financave, mbështetur në një vlerë mesatare të pagesave që jepen për anëtarët dhe drejtuesit e këtyre bordeve, rezulton se pagat që shtetarët, miqtë dhe familjarët e tyre marrin në 1 vit, nëpërmjet borderove të bordeve, është mesatarisht sa kostoja materiale reale, që harxhohet për 720 apartamente banimi, me sipërfaqe 80-90 metër katrorë. Nuk janë pak, kur mendon që këto lekë harxhohen jo për produkt faktik, por si pagesa për 1278 borde, ku “hanë” paga shtesë një grup individësh, të cilët paguhen si zyrtarë e qeveritarë me paga të larta nga shteti… për të bërë atë punë fiktive që sajojnë edhe nëpër borde!
Ja disa nga bordet, numri anëtarëve dhe pagat mujore
Borde, Ministria e Energjisë
1. Bordi i Mbrojtjes së Konsumatorit: 5 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë.
2. Bordi i Ndihmës Shtetërore: 5 anëtarë, me pagë 10 mijë lekë.
Borde, Ministria e Transportit
1. Bordi i Rregullimit të Territorit: 15 anëtarë, me pagë 20 mijë lekë.
2. Bordi i digave të mëdha: 11 anëtarë, me pagë 20 mijë lekë.
3. Bordi i përhershëm teknik i digave: 5 anëtarë, me pagë 20 mijë lekë.
4. Bordi licensave profesionale: 7 anëtarë, me pagë 8 mijë lekë.
Borde, Ministria e Financave
1. Bordi i auditit të brendshëm: 9 anëtarë, me pagë 15 mijë lekë.
2. Bordi i menaxhimit të kontrollit të brendshëm: 11 anëtarë, me pagë 20 mijë lekë.
3. Bordi i kualifikimit të auditit të brendshëm: 5 anëtarë, me pagë 8 mijë lekë.
4. Bordi i agjencisë së auditimit të programeve të asistencës: 3 anëtarë, me pagë 10 mijë lekë.
5. Bordi i trajnimit të administratës tatimore-doganore: 4 anëtarë, me pagë 20 mijë lekë.
6. Bordi i mbikëqyrjes të ekspertëve kontabël: 7 anëtarë, me pagë 20 mijë lekë.
7. Bordi drejtues i statistikave në INSTAT: 11 anëtarë, me pagë 12 mijë lekë.
Borde, Ministria e Arsimit dhe Sportit
1. Bordi i lartë i Arsimit e Shkencës: 19 anëtarë, me pagë 15 mijë lekë.
2. Bordi i vlerësimit të titujve akademikë: 15anëtarë, me pagë 13 mijë lekë.
3. Bordi i akreditimit të arsimit: 11 anëtarë, me pagë 15 mijë lekë.
4. Këshilli Kombëtar i Sportit: 9 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë.
5. Komisioni Antidoping: 9 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë.
Borde, Arsimi i Lartë Shtetëror
1. Bordi administrativ: 16 anëtarë, me pagë 8 mijë lekë.
2. Bordi i senatit akademik: 14 anëtarë, me pagë 8 mijë lekë.
3. Bordi këshillit të fakulteteve: 14 anëtarë, me pagë 8 mijë lekë.
4. Bordi këshillit të profesorëve: 14 anëtarë, me pagë 8 mijë lekë.
Borde, Ministria e Kulturës
1. Bordi artistik i teatrit kombëtar: 7 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë.
2. Bordi artistik i galerisë kombëtare: 7 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë.
3. Bordi artistik i qendrës kulturore të fëmijëve: 7 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë.
4. Bordi artistik i arkivit qendror të filmit: 7 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë.
5. Bordi artistik i teatrit të komedisë: 7 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë.
6. Bordi artistik i qendrës së artit e kulturës: 7 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë.
7. Bordi artistik i Cirkut Kombëtar: 7 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë.
8. Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë: 4 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë.
9. Bordi i komitetit të trashëgimisë kulturore: 9 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë.
Borde, Ministria e Shëndetësisë
1. Bordi i akreditimit të institucioneve shëndetësore: 6 anëtarë, me pagë 20 mijë lekë.
2. Bordi i mbrojtjes nga rrezatimi: 8 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë.
3. Bordi shtetëror për planifikimin spitalor: 11 anëtarë, me pagë 20 mijë lekë.
4. Bordi shtetëror i transfuzionit të gjakut: 14 anëtarë, me pagë 20 mijë lekë.
5. Bordi i komisionit të çmimit të barnave: 7 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë.
Borde, Ministria e Drejtësisë
1. Bordi i këshillit të qendrës së publikimeve zyrtare: 12 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë.
2. Bordi i këshillit drejtues të komitetit të birësimeve: 10 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë.
3. Bordi komisioni për licensimin e ndërmjetësve: 5 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë.
4. Bordi komisionit shtetëror për ndihmën juridike: 4 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë.
Borde, Ministria e Punës
1. Bordi Këshillit Kombëtar të Punës: 28 anëtarë, me pagë 8 mijë lekë.
2. Bordi i komisionit juridik: 8 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë.
3. Bordi i komisionit të punësim-formimit profesional: 8 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë.
4. Bordi i komisionit të shanseve të barabarta: 8 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë.
5. Bordi i komisionit të kushte-sigurisë në punë: 8 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë.
6. Bordi i komisionit të pagave e pensioneve: 8 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë.
7. Bordi i komisionit të ekonomi-financave: 8 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë.
8. Bordi i zyrës shtetërore të pajtimit: 3 anëtarë, me pagë 15 mijë lekë.
9. Bordi zyrës rajonale të pajtimit: 24 anëtarë, me pagë 15 mijë lekë.
10. Bordi Këshillit tre-palësh të punësimit: 13 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë.
11. Bordi administrimit të buxhetit gjyqësor: 9 anëtarë, me pagë 8 mijë lekë.
Borde, Qendra Kombëtare e Kulturës
1. Bordi i miratimit projekteve të filmave artistikë: 5 anëtarë, me pagë 20 mijë lekë.
2. Bordi i miratimit projekteve të filmave dokumentarë: 5 anëtarë, me pagë 15 mijë lekë.
3. Bordi i miratimit të projekteve të filmave vizatimorë: 5 anëtarë, me pagë 15 mijë lekë.
4. Bordi i vizionimit: 2 anëtarë, me pagë 8 mijë lekë.
5. Bordi financiar i filmit artistikë: 3 anëtarë, me pagë 15 mijë lekë.
6. Bordi financiar i filmit dokumentarë: 3 anëtarë, me pagë 8 mijë lekë.
7. Bordi financiar i filmit vizatimorë: 3 anëtarë, me pagë 8 mijë lekë.
8. Bordi i këshillit kombëtar të kontabilitetit: 9 anëtarë, me pagë 15 mijë lekë.
9. Bordi i mbrojtjes së shoqërisë civile: 9 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë.
Borde, Arkivi Qendror i Shtetit
1. Bordi i këshillit të lartë të arkivave: 18 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë.
2. Bordi i komisionit qendror të ekspertizës: 16 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë.
3. Bordi i deklasifikimit të dok. “sekret”: 6 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë.
4. Bordi i vlerësimit të dok. me rendësi kombëtare: 10 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë.
Ja edhe 4 borde te tjerë
1. Bord, Ministria e Brendshme, i mbrojtjes së dëshmitarëve: 5 anëtarë, me pagë 15 mijë lekë.
2. Bord, Ministria e Mbrojtjes, licensave për lendet plasëse: 5 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë.
3. Bord, Agjencia e Teknologjisë së Informacionit: 9 anëtarë, me pagë 20 mijë lekë.
4. Bord, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit: 15 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë.
Borde, Akademia e Shkencave
1. Bordi i botimeve:13 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë.
2. Bordi ndër-etnik për gjuhën shqipe: 13 anëtarë, me pagë 5 mijë lekë.
Anëtarë bordi, të brendshëm
1. Adnan Kastrati
2. Albert Doja
3. Apollon Baçe
4. Arban Morina
5. Arben Merkoçi
6. Artan Fuga
7. Bahri Beci
8. Bashkim Resuli
9. Beqir Meta
10. Besim Elezi
11. Bledar Isallari
12. Dhimitër Haxhimihali
13. Eduard Sulstarova
14. Farudin Hoxha
15. Fatos Kongoli
16. Floran Vila
17. Floresha Dado
18. Gudar Beqiraj
19. Ismail Kadare
20. Jani Thomai
21. Jani Vangjeli
22. Jorgaq Kaçani
23. Jorgo Bulo
24. Kolec Topalli
25. Muzafer Korkuti
26. Neki Frashëri
27. Salvator Bushati
28. Teki Biçoku
29. Xhevahir Spahiu
Anëtarë bordi, të jashtëm
1. Alain Ducellier, Francë
2. Antonio La Pergola, -Itali
3. Dervish Rozhaja, – Kosovë
4. Eric Hamp, – SHBA
5. Idriz Ajeti , -Kosovë
6. Ferid Murati , – SHBA
7. Mark Krasniqi, – Kosovë
8. Rexhep Qosja, -Kosovë
9. Victor A. Friedman, SHBA
10. Titos Jochalas, Greqi
Borde, Instituti për Krimet dhe Pasojat e Komunizimit
1. Bordi drejtues i institutit të anti-komunizmit: 6 vetë, pagesa 20 mijë lekë.
2. Bordi i këshillit shkencor të instituti të anti-komunizmit: 6 vetë, pagesa 15 mijë lekë.
Anëtarë bordi
1. Kolec Topalli
2. Alfred Lako
3. Uran Butka
4. Pjetër Pepa
5. Gëzim Peshkëpia
6. Romeo Gurakuqi
7. Nebil Çika
Anëtarët e Bordit të Këshillit Shkencor
1. Valjeta KAFTALLI 
2. Dhurata SHEHRI
3. Virion GRAÇI
4. Visar ZHITI 
5. Agim MUSTA 
6. Gjovalin ÇUNI 
7. Kolec ÇEFA 
Bordi, Shkolla e Magjistraturës
1. Bordi i këshillit drejtues: 16 anëtarë, me pagë 10 mijë lekë.
2. Bordi i këshillit pedagogjik: 16 anëtarë, me pagë 8 mijë lekë.
Bordi, Shtëpisë Botuese të Librit Universitar
1. Lirika Çoçoli
2. Klara Shoshi
3. Nirvana Lazri
4. Valbona Gjergo
5. Spratak Kumbaro
6. Marjeta Pengo
Bordi, Autoritetit Kombëtar të Rrugëve
1. Eduart SEITAJ, kryetar bordi, sekretar i përgjithshëm në Ministria e Transportit, kryetar i këshillit mbikëqyrës edhe në Hekurudhë.
2. Erjon Luçi, Ministria e Financave.
3. Faruk KABA, shoqata inxhinierëve konsulentë.
4. Luigj ALEKSI, shoqata e ndërtuesve.
5. Gentian OPRE e (Drejtor i Programimit Buxhetor), Ministria e Financave.
6. Etjen XHAFAJ, Ministria e Ekonomisë
7. Enea HOTI, Ministria për Çështjet Vendore
8. Ilir ZHILLA, Bashkimi i Dhomave të Tregtisë
Bordi Këshillimor i Urdhrit të Mjekëve
1. Din ABAZAJ
2. Ruzhdie QAFMOLLA
3. Shaqir KRASTA
4. Kontilia RAPO
5. Lumnije USHTELENICA
6. Faik TOSKA
7. Dorian HYSI
Bordi, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve
1. Shkëlqim Cani
2. Arben Ahmetaj
3. Edmond Panariti
4. Edmond Haxhinasto
5. Eglantina Gjermeni
Bordi drejtues, Komiteti Shtetëror i Kulteve Fetare
1. Servet Gura
2. Artani Kosti
3. Rrok Logu
4. Lirim Neziraj
5. Florida Jahollari
Bordi drejtues i Hipotekave të Shqipërisë, me manat 4 vjeçar, mandatuar me VKM Nr. 36, datë 16. 01. 2013
1. Endri Mataj, përfaqësues i Kryeministrit;
2. Gazment Bardhi, përfaqësues i Ministrit të Drejtësisë
3. Agim Kasaj, përfaqësues i Ministrit të Drejtësisë
4. Dorjan Teliti, përfaqësues i Ministrit të Financave.
Bordi drejtues, Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor
8. Dritan Fejzo-Kryetar
9. Ylli Spahiu-N/kryetar
10. Gani Çupi
11. Arjan Korpa
12. Mariglen Poreçi
13. Elena Frashëri
Bordi i Komitetit Tre-palësh të Punësimit
1. Erjon Veliaj
2. Dritan Ylli
3. Entela Bisha
4. Shkëlqim Cani
5. Arben Ahmetaj
6. Lindita Nikoll
7. Nasip Naço
8. Vjollca Braho
9. Eglantina Gjermeni
10. Luan Bregasi
11. Kol Nikollaj
12. Gëzim Kalaja
13. Qerim Ismeni
Bordi i studimeve në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”
1. Kujtim Bevapi
2. Roland Gjini
3. Emine Sadiku
4. Albert Riska
5. Tomor Plangarica 
6. Ylli Cerova
7. Hysen Shabanaj
8. Vilson Kuri Anëtar
9. Arqile Bërxholi
10. Riza Hasa
11. Blerina Suta
12. Liman Varoshi
13. Albert Riska
14. Majlinda Peza
Bordi i Mbikqyrjes Publike, Ministria e Financave
1. Adriana BERBERI
2. Luan ABAZI
3. Shkelqim FORTUZI
4. Thoma JANKO
5. Margarita GJERGJI
6. Kristaq NDINI
7. Esmeralda BALLUKU
Bordi i Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Përpunimit të Ujërave të Ndotura
1. Avni Dervishi
2. Gjergji Xhuveli
3. Silvana Simaku
4. Riza Ajdini
5. Fatime Imeraj
Këshilli Mbikëqyrës i OST
1. Pajtim Bello, Kryetar
2. Dorian Duçka, Anëtar
3. Ilir Bejtja, Anëtar
4. Entela Çipa, Anëtar
5. Evisi Kopliku, Anëtar
6. Stefanaq Koçillari, Anëtar
Bordi drejtues i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP)
1. Pirro Xhixho
2. Klarina Allushi
3. Anila Denaj
4. Ketrin Topçiu
5. Benon Paloka
Bordi drejtues, Porti Detar Durrës
1. Gentian Beqiraj
2. Frederik Seitaj
3. Genc Mataj
4. Jorgaq Kaçani
5. Adrian Çela
6. Isuf Ferra
7. Alban Ramohito
Bordi Konsultativ, Porti Detar Durrës
1. Admir Sulaj 
2. Shëndet Kalo
3. Andrea Xhavara
4. Elmaz Plava
5. Arjan Çyrbja
6. Bernard Reso
7. Jens JENS Uwe Stroeber
8. Simon Harm
9. Mesut Yanar
10. Zamir Ramadani 
Sigal