Kryebashkiakët e rinj/ Celibashi shpall fituesit e zgjedhjeve të 6 marsit

206
Sigal

Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, ka zyrtarizuar pasditen e sotme fituesit e 6 Bashkive, ku një ditë më parë u mbajtën zgjedhjet për Kryebashkiak.

“Ka përfunduar procesi i numërimit për të gjitha bashkitë. Sikurse ka përcaktuar Kodi Zgjedhor, është shpallur zyrtarisht fituesi për Vorën, Blerim Shera, për Rrogozhinën ku fitues është Edison Memolla, për Dibrën është Rasim Spahiu.

Ndërsa për Shkodrën, Durrësin dhe Lushnjën do e shpallë KQZ. Por sipas rezultatit paraprak, fitues në Shkodër është Bardh Spahia, në Durrës fituese është Emirjana Sako, në Lushnjë, Eriselda Sefa.

Sikurse e dini në Vorë u zhvillua procesi i votimit elektronik dhe mund të thuhetm e bindje se procesi është zhvilluar me sukses të plotë.

Të paktën nga komunikimet që kemi pasur, nuk rezulton të ketë pasur ndonjë lloj problematike. Edhe në këto zgjedhje u përdor sistemi i identifikimit elektronik. Përgjithsësisht nga ajo që KQZ administroi, procesi është karakterizuar nga zbatimi i Kodit Zgjedhor”, tha Celibashi.