Juve, Murinjo dhe tani Premier Liga/ Të gjithë të çmendur pas Nedim Bajramit

174
Sigal

Nedim Bajrami ka surprizuar këtë sezon në Serinë A me paraqitjet e tij. Mesfushori i Kombëtares shqiptare po shkëlqen me fanellën e Empolit, ku deri më tani ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 4 asiste në kampionat.

Këto statistika nuk kanë lënë pa u vënë re nga klubet e Serisë A, të cilat kërkojnë të përfitojnë nga shërbimet e shqiptarit. Sipas mediave italiane Juventusi është skuadra më e avantazhuar për Bajramin. Bardhezinjtë e pëlqejnë lojtarin për karakteristikat e tij, por dhe për çmimin e përballueshëm. Një operacion në të cilin mund të përfshihen dhe lojtarë të tjerë.

Skuadra tjetër në Itali që është e interesuar për Bajramin është dhe Roma. Murinjo e sheh të përshtatshëm lojtarin për skemat e tij dhe janë bërë disa kontakte me agjentin Fali Ramadani. Por nuk mbaron këtu.

Bajrami kërkohet dhe në Premier Ligë pasi shumë klube po monitorojnë me kujdes situatën e 23 vjeçarit.