Agim Çiraku: AN “Te Stela”, shkollë në notin shqiptar

Duke qenë i pranishëm në veprimtarinë “Notojmë dhe festojmë”, e organizuar nga AN “Te Stela”, Presidenti i FSHN-së Agim Çiraku, e vlerësoi atë për impaktin që ajo përcolli, njëherësh edhe për angazhimin dhe organizimin e mirë që kjo Akademi e Notit Shqiptar i bëri kësaj veprimtarie. “Duke e parë këtë veprimtari, natyrisht që jashtë çdo emocioni, që e veçon AN “Te Stela” si një shkollë të vërtetë të notit, unike në të gjithë Shqipërinë. Unë do të uroja e dëshiroja, që nga kjo akademi, noti shqiptar të përcjellë sa më shumë progres”, kështu theksoi Njëshi i notit shqiptar për gazetën “Telegraf”, në përfundim të kësaj veprimtarie.
NOA