‘Rusia s’është armike e Shqipërisë’/ Berisha-Ramës: E ke xhan Vuçiçin, si vëlla! Putin terrorist nuklear

234
Sigal

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se rezoluta për mbështetjen e sovrantitetit territorial të Ukrainës kundër agresionit rus është difiçitare. Berisha theksoi se agresioni rus në Ukrainë synon edhe ndonjë vend aty pranë, kursë në distancë nuk synon gjë tjetër veçse detit Adriatik.

Cilido që njeh historinë e kontinentit, në tre shekujt e fundit, ambiciet e Rusisë kanë qenë dy më kryesoret, Adriatiku dhe dardanelet. A mund të rrimë ne kaq të pa zë në një kohë kur ai agresion në Ukrainë, që synon dhe ndonjë vend aty përrreth, në distancë nuk synon asnjë territor tjetër veçse Adriatikun.”-tha Berisha.

Berisha e quajti Presidentin rus Vladimir Putin terrorist nuklear ndërsa theksoi se Ballkani i Hapur është një nismë e multimiliarderit Soros.

Zotëria që iku dhe la këtu bluzën, e ka si vëlla, e ka xhan Vuçiçin. Nuk ju lejon të thoni një fjalë për Ballkanin e Hapur. Ne bëjmë detyrën tonë, nuk po shpikim e nuk po nxisim.”-tha Berisha.

Më tej, Berisha nxorri një video të Ramës i cili thotë se Rusia nuk është një vend armik i Shqipërisë.

“Dënoj bashkërendimet e kreut të meduzës me Lul Bravën që të përjashtohen deputetët nga diskutimet.”-tha Berisha.