Krimet zgjedhore dhe vjedhja e votave nuk do të amnistohen

277
Sigal

Falsifikohet deklarata e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, ku ishte hequr pjesa thelbësore e përmbajtjes, e cila theksonte se nuk do të ketë hapje të negociatave për Shqipërinë pa u përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli i Europës. Ky gabim faktik me ndwrhyrje nga Tirana, u riparua pas ndërhyrjes së Reporterit për Shqipërinë, eurodeputetit David Lega

Në hyrje të raportit për Shqipërinë të votuar pardje me konsensus të gjerë në Komisionin e Jashtëm shënohej se: “…mbështesim thirrjen e Konferencës  Ndërqeveritare pa vonesë në vijim të përmbushjes së plotë të kushteve të caktuara nga Këshilli Eurpian ( Supports the convening of the first intergovernmental conference ëithout further delay, folloëing the complete fulfilment of conditions set by the European Council ). Por në njoftimin e shtypit të Komisionin pasazhi me kushtet çuditërisht ishte hequr, duke dhënë një përshtypje të pavërtetë mbi raportin konsensual. Raporteri për Shqipërinë David Lega kërkoi korrigjimin e njoftimit zyrtar të Parlamentit Europian, i cili citonte se ky i fundit rekomandon nisjen e negociatave. Përmes një postimi në Tëitter, Lega shkruan se njoftimi nuk përmbante një pjesë thelbësore,  “pasi të përmbushi të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli Europian”. “Në njoftimin për shtyp të PE-së mbi raportin për Shqipërinë thuhet se ne mbështesim mbajtjen e konferëncës  ndërqeveritare sa më parë dhe fillimin e negociatave të pranimit pa vonesa të mëtejshme. POR harron të përmendë “… duke ndjekur përmbushjen e plotë të kushteve të vendosura nga Këshilli i Europian” Ky është një gabim faktik, shumë i rëndësishëm pasi kushtëzimi është jetik në këtë kontekst. Njoftimi  për shtyp do të plotësohet  me kërkesën time.” Lega.

Përmes një postimi në Twitter, Lega shkruan se njoftimi nuk përmbante një pjesë thelbësore,  “pasi të përmbushi të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli Europian!”

Parlmenti Europian e korrigjon dhe e plotëson njoftimin e shtypit mbas ndërhyrjes së eurodeputetit Lega, Reporter për Shqipërinë.  Versioni i ri shënon mbështesim thirrjen e Konferencës  Ndërqeveritare pa vonesë në vijim të përmbushjes së plotë të kushteve të caktuara nga Këshilli Europian“ . „support the convening of the first intergovernmental conference ëithout further delay, folloëing the complete fulfilment of conditions set by the European Council“ Tre orë më parë Lega protestoi kundër një  “gabimi „ në njoftim shtypi, ku ishin hequr referencat per 15 e kushtet caktuara nga  BE për Shqipërinë.  “Ky është një gabim faktik, shumë i rëndësishëm,  pasi kushtëzimi është jetik në këtë kontekst. Njoftimi  për shtyp do të plotësohet  me kërkesën time.”  postoi Lega në Twitter.