Shqipëria po mbushet me ambasadorë mejhanesh

277
Sigal

Këshilltari i CDU, Martin Henze thirrje Bashkimit Europian: Ambasadori Soreca një turp për BE. Ai duhet të thirret në Strasburg ashtu si ambasadori i BE në Kubë, pasi Soreca është shumë afër autokracisë së “Rilindjes” së Ramës dhe mosveprimet e tij ndaj narkoqeverisë, vjedhjes së votës, drogës dhe krimit përbëjnë një turp për Italinë dhe BE-në. Ambasadorët kanë mision diplomatik, e jo të lënë vajzat shqiptare me barrë duke mos denjuar të njohin detyrimet ndaj fëmijëve të lënë pas.

 

Këshilltari i CDU-së Martin Henze: Ambasadori Soreca një turp për BE-në
Nëse doni të ndihmoni sinqerisht Shqipërinë, fillimisht tërhiqni ambasadorët klloun që keni akredituar atje. Shqipëria nuk ka më nevojë emergjente vetëm për një kthesë 360 gradë, në ndryshimin e politikave dhe narko-qeverisë ekzistuese, por edhe për një përfaqësues të ri të BE-së. Bashkimi Europian ka dështuar me përfaqësuesit e tij në Shqipëri. Përfaqësuesit e tij nuk kanë përçuar dhe mbrojtur demokracinë dhe politikat e BE-së në Shqipëri, por me heshtien, apo ”miqësitë” e tyre me qeveritaret, ata janë bërë pjesë e batërdisë dhe babëzisë qeveritare në keqmenaxhimim e shtetit, vjedhjen e votave dhe hashashizimin e Shqipërisë. Rasti i Ambasadores Vllahudin, blerja dhe keqpërdrorja e saj nga qeveria, ishte një faqe e zezë e përfaqësuesve dhe politikave të BE-së, në Shqipëri. Jashtë pritshmërive të BE-së, edhe popullit dhe politikës shqiptare, ambasadorja mbas korruptimit nga narko-qeveritarët, u bë dhe një mbrojtëse jo vetëm qorre por dhe e ndyrë e bandave dhe banditëve në qeverinë “Rilindase” të drejtuar nga Rama. Ambasadori tjetër i OSCE, Borchart jo vetëm nuk pati guximin të justifikonte rolin e tij si ambasador, por më në fund ju ngriti edhe gishtin e mesit shqiptarëve. E ndërsa në Shqipëri tenderat abuzive me leket e BE-së, dhe shqiptarëve, vjedhja e paparë me KÇK-të, keqqeverisja, droga, trafiku, krimi i organizuar i lidhur me këtë qeveri, po bëjnë namin.

Martin Henze: Shqipëria ka nevojë për një kthesë 360 gradë, që do të thotë gjithashtu se Qeveria Rama votohet dhe sillet para drejtësisë dhe Opozita e Bashkuar merr qeverinë. Ambasadori Soreca duhet të thirret në Strasburg, ashtu si Ambasadori i BE-së, në Kubë. BE-së, i duhet një ambasador i ri i BE-së, për Shqipërinë. Soreca është shumë afër autokracisë socialiste të Ramës, një ndalim, një turp për Italinë dhe një turp për BE-në.

Ambasadori i BE-së Soreca jo s’duhet lejuar të vazhdojë ti bëjë hije dhe fresk Ramës, por duhet të thirret urgjentisht në Strasburg njësoj si ambasadori i BE-së ne Kubë. Në fakt z.Soreca ka kohë që akuzohet nga shoqëria civile, qytetarët dhe politika, për lidhjet e ngushta dhe të dyshimta me administratën Rama. Mos veprimet e Sorecës përballë Ramës, narko-qeverisë, vjedhjeve të votës popullore, drogës dhe krimit të organizuar e kanë kthyer nga ambasador të BE-së, në një klloun europian të Ramës, që i shërben denjësisht atij. Mafia e Ramës ka shumë regjistrime për këta lloj ambasadorësh, të cilët mbasi i mëkon, i regjistron restoranteve dhe moteleve me kamerat e fshehta. Dhe fundi i tyre politik dhe diplomatik, dihet. Ata kthehen ”butësisht” nga perfaqësues dinjitozë të BE-së apo shteteve të tyre, në kllounë të Ramës, duke mos ndërhyrë dhe raportuar të vërtetën që presim, në raportimet e drejta dhe të vërteta, në vendet e tyre, apo në organizmat ndërkombëtare. Roli dhe veprimtaria e këtyre ambasadorëve është denoncuar shumë herë nga opozita dhe politika shqiptare. Problemi i ambasadorëve u prek para pak ditësh edhe nga kryetarja e LSI-së z.Kryemadhi. Ajo denoncoi ambasadorët, që jo vetëm nuk po bëjnë detyrën e tyre si diplomatë të BE-së, por pa turpësisht po lënë vajzat shqiptare me barrë, duke mos denjuar të njohin detyrimet ndaj fëmijëve që lenë pas. Kjo është ajo që nuk i duhet sot Shqipërisë. Shqiptarët besojnë në Bashkimin Europian, por nuk besojnë më në përfaqësuesit e tij në vendin e tyre. Nuk ju besojnë më fjalëve dhe premtimeve të tyre boshe. Nuk besojnë sepse janë po këta ambasadorë përfaqësues të vendeve të tyre dhe BE, që me veprimet dhe mosveprimet e tyre, kanë humbur reputacionin dhe dinjitetin e tyre në politikë dhe në popull. Të marrësh përsipër mbrojtjen e stanit të deleve dhe të drekosh me ujkun, kjo nuk shkon zotërinj ambasadorë. Ju dashur pa dashur këtë po bëni të nderuar.