Prof. Dr. Elmaz Sherifi : Izolimi ndërkombëtar i sherrxhiut!

203
Sigal

Rama kishte padurim për ta marrë drejtimin e PS, sa u bë anëtar më 2003, me pretendimin se do t’i jepte fund sherrnajës politike,si thosh ai atë mot, midis Nanos dhe Berishës. Por, askush nuk i besonte nga drejtuesit e PS, si deklaroi vetë në një studio, veç një personi. Punoi me “grup pune” në PS që Nano t’i humbte zgjedhjet parlamentare më 2005. Bashkëpunoi edhe me shoqërine civile e themeloi Lëvizjen “Nano Ik”, të cilët tani drejtojnë “Rilindjen”. Edhe Berisha i mbështeti në atë lëvizje dhe nuk e ka mohuar,se i interesonte politikisht. Sa e mori drejtimin e PS, filloi luftën kundër themeluesve të PS, që nuk e mbështetnin në politikën e tij të emërtuar “politika e re”. Pas marrjes së mandatit të tretë si kryetar bashkie në 2007, filloi luftën kundër Ilir Metës dhe nuk pranoi të bënte koalicion me LSI-në në 2009, prandaj i humbi edhe zgjedhjet parlamentare. Aleatët e tij mbështetës, për të qenë vetë në organet drejtuese të PS, ndryshuan statutin e PS, që e detyronte Kryetarin e Partisë të jepte dorëheqje, e shndërruan partinë në “klan”, eksperimentuan se si Rama mund të rikthehej kryetar me zgjedhje formale dhe e rishpallen kryetar.

Ai i ka bindur shumicën e shqiptarëve dhe të ndërkombëtarëve, se është sherxhiu që i ka mbular të gjitha prapësitë e deformimet e keqqeverisjes me propagandë, prandaj është izoluar e duhet të lerë lamtumirën në 25 prill.

I bindur se pa bashkëpunim me LSI, nuk mund të realizohej ëndrra për t’u bërë kryeministër e bëri atë realitet ditën e rrenave më 1 prill 2013. Sa u bë kryeministër, e shndërroi PS në “rilindje” dhe u shpalli luftë të gjithëve, duke u shndërruar në sherxhiun më tipik politik. Duke qenë në delir nga mbështetja e qarqeve të caktuara ndërkombëtare, e deformoi të gjithë sistemin politik, shkatërroi institucionet e shtetit të së Drejtës me vjedhjen e zgjedhjeve në 2017, e la vendin pa pushtet gjyqësor dhe pa Gjykatë Kushtetutese, krijoi dy opozita, të emërtuara prej tij si filozofi surelist i së Drejtës, në opozitë parlamentare dhe opozita e rrugës, zhvilloi zgjedhjet vendore pa opozitën dhe riktheu këshillat popullore të rretheve me komitetet ekzekutive të tyre, iu turr me “shpat në dorë” instucionit të Kryetarit të Shtetit, duke i hequr kompetencat kushtetutese me ligje absurde, pasi ai ishte pengesa e vetme në zotërimin e të gjitha pushteteve të shtetit, bëri ligj kundër lirisë së fjalës, po ua jep pasuritë publike subjekteve private që e mbështesin në aventurën e mbajtjes së pushtetit, duke e grabitur atë, largoi shqiptarët nga Shqipëria, eksperimentoi e shkatërroi biznesin gjatë pandemisë, inaguron rrugë e aeroporte imagjinare, duke menduar se shqiptarët nuk kanë kujtesë historike e nuk mbajnë mend se çfarë ka premtuar e asgjë nuk ka realizuar. Sherrxhiu e shtriu sherrnajën edhe jashtë kufijve shtetërore të tkurrurr padrejtësisht nga Konferenca e Ambasadorëve më 1913. Filloi luftën kundër kryeministrit të Kosovës Haradinaj dhe bëri padi kundër tij në gjykatë, e vazhdoi sherrin me ish kryeminitrin Albin Kurti e presidenten në detyrë Vjosa Osmani. U bëri thirrje shqiptarëve të Malit të Zi që të mos votonin partitë shqiptare, por atë të mikut të tij Gjukanovic. Aleatin e tij strategjik në Ballkan ka Presidentin Vuçiç, i cili ishte dhe është kundër sovranitetit të Kosovës dhe e deklaron publikisht se nuk do ta njoh sovranitetin e saj edhe pse nënshkroi një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë.  Se fundmi, i ka shpallur luftë Europës së Bashkuar e cila u bind se qeverisja në Shqipëri është më e korruptuara në rajon, dhe larg standardeve demokratike, prandaj i kanë vendosur edhe 15 kushte, të cilat asnjëherë nuk i ka pranuar e për atë shkak ndryshoi edhe të gjitha rregullat e lojës politike e juridike, që e prunë në pushtet në 2013. Tani kryesherrxhiu është izoluar nga jashtë e brenda. E kërkoi pushtetin me ngut, u provua, dështoi në mënyrë spektakulare, mbaroi edhe misioni i tij i parealizuar. Ai i ka bindur shumicën e shqiptarëve dhe të ndërkombëtarëve, se është sherxhiu që i ka mbular të gjitha prapësitë e deformimet e keqqeverisjes me propagandë, prandaj është izoluar e duhet të lerë lamtumirën në 25 prill.