Kreu i FRPD Xhaferri/ Aktivisti’ aplikacion terrorizues, administrata në shërbimin e nënës parti, po kërcënohet me vendin e punës

128
Sigal

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besard Xhaferri ka reaguar pas thellimit të skandalit më të ri të qeverisë, Akt1visti. Xhaferri ka denoncuar kontrollin që po u bëhet administratës nëpërmjet aplikacionit, presion që ka shkuar deri në pikën e terrorizimit me heqjen nga puna.”Nga dita e kontrollit të fundit, ecuria e pikëve është e vakët! Shikoje me përparësi, sepse pikët kontrollohen!”Kështu e paralajmëroi komisarja dixhitale burrin e shkretë! S’kanë turp dhe dalin në media dhe pyesin çfarë problemi ka këtu, bëhen në gjithë botën këto! Taksat tona që paguajnë rroga zyrtarëve në mënyrë që këta t’i terrorizojnë në shërbimin e nënës parti! Jeni të pështirë si parti! Të gjithë do përfundoni në burg një ditë! Falë Zotit teknologjia lë gjurmë dixhitale më të forta se shenjat e gishtave!

Rrezikshmëria e aplikacionit

Përdoruesit e APP jo vetëm i kanë detyruar të bëjnë pëlqime, por janë potencialisht të përgjueshëm nga serveri. Nëse sheh njoftimet nga Google, Act1vist duket si një BIG Brother që i vëzhgon. I programuar nga profesionistë, serveri ku qëndron ky APP ka potencial dhe rrisk të lartë për privatësinë e përdoruesve”, -shkruan gazetarja Aranita Brahaj. Sipas saj, të dhënat se si përgjon “Akt1vsti” merren lehtësisht në Google.“Çfarë thotë Google për Aplikacionin Akt1vsti”  dhe ata telefona që e kanë shkarkuar Version 1.1.3. Ky version mund të kërkojë akses tek:
Kamera, të merr fotot dhe videot. Location– aksesor vendndodhje të saktë. Mikrofon, regjistron audiot.Të tjera si:– Njoftime me lejim ID, shërbimet në plan të parë, ecuria e startua, lexon njoftime, shef lidhje network, parandalon telefonin të qëndrojë në gjendje sleeping,tregon njoftime, marrjen e të dhënave nga internet, akses të plotë në network, instalim play për apet”.