KQZ regjistron 20 kandidatë/ Celibashi: Po shqyrtojmë pastërtinë e figurave. Njëri i dënuar në Itali, nis shpërndarja e formulorit të presionit për vota

198
Sigal

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi ditën e sotme se institucioni po vijon verifikimet e dokumentacionit për kandidatët që janë paraqitur nga subjektet zgjedhore. Me anë të një postimi të bërë në ‘Tëitter’, Celibashi shkruan se po verifikohen dokumentacionet e paraqitura dhe po verifikohet pastërtia e figurave.“Po verifikon dokumentacionin e paraqitur nga subjektet zgjedhore, si dhe po shqyrton pastërtinë e figurës së kandidatëve, formularët e dekriminalizimit të të cilëve janë publikuar. Po verifikohet dokumentacioni i depozituar nga subjektet zgjedhore, si edhe po verifikon pastërtinë e figurave për kandidatët, të cilët janë shpallur.

Një prej kandidatëve sapo është zbuluar se ka qënë i dënuar. Kandidati i Partisë Demokratike Ferdinand Saraçi rezulton i dënuar për armëmbajtje në Itali. Në formularin e dekriminalizimit të dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhje ka shkruar se është dënuar në shtetin italian me 4 muaj burg dhe gjonë 100 mijë lireta për veprën penale të kryer.