Edi Rama: “ U bëmë 70 mijë cicërues, faleminderit”

422
Sigal

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, njëherësh edhe kryeministri i zgjedhur i vendit, njoftoi, se ndjekësit e tij në rrjetin social të “Tvvitter”-it kanë shkuar në 70 mijë. Ai tashmë ka nisur disa ditë pushime, përpara se të marrë zyrtarisht detyrën e re të kryeministrit të vendit. “Ja ku u bënë 70 mijë cicërues! Faleminderit nga zemra për kaq shumë ndihmë e jo pak kënaqësi që sillni me tëeet-et tuaja në këtë hapësirë!”, falënderoi dje Rama, të gjithë ndjekësit në rrjetin social “Twitter”. Rama e quan të madh numrin e 70.000 cicëruesve në rrjetin e tij social, por, po të kemi parasysh që anëtarët e PS-së, simpatizantët e së Majtës janë shumë herë më tepër se kjo shifër, të bën të gjykosh, së përsëri numri  pretenduar i ciceronëve të Ramës, që janë 70.000,  në rrjetin e tij social, është shumë herë më pak, ndaj nuk ka vend për eufori.