KQZ-ja “zgjidh qesen”, sa lekë përfiton secila parti për zgjedhjet e qershorit

388
Sigal

Edhe pse Kuvendi nuk ka miratuar reformën e re zgjedhore dhe kjo rrezikon që zgjedhjet e 30 qershorit 2019 të bëhen me reformën aktuale, KQZ-ja ka vendosur shpërndarjen e fondeve për partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në total nga buxheti i shtetit janë 190 milionë lekë, ku pjesën më të madhe e marrin dy partitë kryesore politike, PS dhe PD, përkatësisht 86 dhe 82.8 milionë lekë. Ndërkohë LSI, si forcë e tretë politike do të përfitojë mbi 27 milionë lekë. PDIU do përfitojë 10 milionë kurse socialdemokratët rreth 7 milionë lekë. KQZ vendosi të shpërndajë fondin 190 milionë lekë, partive politike për vitin 2019 si më poshtë: Partia Socialiste e Shqipërisë – 86.065.992 lekë. Partia Demokratike e Shqipërisë – 52.808.975 lekë. Lëvizja Socialiste për Integrim – 27.160.224 lekë. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet – 10.107.290 lekë. Partia Socialdemokrate e Shqipërisë – 7.286.685 lekë. Lista e Barabartë – 6.570.833 lekë.