Perversiteti i veshur me uniformën e shtetit

469
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Berhan Bajrakurtaj, komisari i Policisë, i cili abuzoi seksualisht me të miturën, duke shfrytëzuar postin shtetëror nuk është një përjashtim. Kryetari i Bashkisë së Peshkopisë, Shukriu, shfrytëzoi postin shtetëror, për të kërkuar përfitime seksuale me nëpunëset e Bashkisë. Zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali deklaron se përdhunimi i nxënëses 14 vjeçare në Kavajë është rast, kur të tilla ngjarje luhen edhe filma. Madje, zëdhënësja e qeverisë, u nxjerr në televizion edhe fytyrat e prindërve të vajzës të përdhunuar, duke veshur kësisoj Shtetin me pervesitet! Kryeministri Rama, duke dashur të poshtërojë opozitën, nxjerr në instagram vetveten e tij lakuriq, duke vënë nën organet e veta gjenitale, krerët e opozitës (pavarësisht se përpiqet që lakuriqësinë e tij trupore ta paraqesë si vepër arti). Edhe në këtë rast perversiteti ka veshur kostumin e Shtetit! Shteti, kësisoj, i veshur i tëri me perversitet nga drejtuesit më të lartë, duke u fshehur pas imunitetit të të zgjedhurit me votën e popullit, është i zhveshur nga çdo normë morali, nga çdo nocion i Ligjit, i mohuar nga çdo e Drejtë themelore e Njeriut! Shteti i marrë peng nga perversët! Fatkeqësisht!