Konstitucionalisti Sokol Hazizaj: Kryeministrin e emëron ai koalicion që ka shumicën e deputetëve në Kuvend

326
Sigal

/Gazeta TELGRAF

Megjithëse Rilindja Socialiste e zhbëri të gjithë Kushtetutën, meqë ka edhe shumicën e votave cilësuese në Parlamentin (monist), në shërbim të një qëllimi të vetëm: Të garantojë me çdo kusht një fitore (si të Piros) pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ende debate politik, se cili do të mandatohet për të krijuar qeverinë e re, është  si një bombë, në prag të një krize politike, që do të pëlcasë. Megjithëse Kushtetuta e Shqipërisë është shumë e qartë në përcaktimin e saj, deputetë, jurist, politikanë bëjnë interpretime në favor të interesave partiake.

Gazeta “Telegraf” iu drejtua Sokol Hazizaj, konstitucionalist, për të dhënë një intepretim kushtetuese, se cili subject elektoral, do të (duhet) të mandatohet për të krijuar qeverinë e re.

Sokol Hazizaj, duke ilustruar intepretimin e vet me nenet përkatëse të Kushtetutës së Shqipërisë, thotë, se, pavarërisht ndryshimeve kushtetuese dhe të Kodit Zgjedhor, që iu bënë me ndalimin e aleancave parazgjedhore, mandatimin për të formuar qeverinë e re pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021 e ka ai koalicion që ka numrin më të madh të mandateve të deputetëve në Kuvend, pavarësisht se Kodi Zgjedhor e ndaloi Koalicionin parazgjedhor, por Kushtetuta në nenin 96/1 e thotë qartë, se “Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend”.

Sokol Hazizaj: Ja pse koalicioni paszgjedhor mandatohet për të krijuar qeverinë e re

Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend. Që do të thotë se i ka lënë vend të dy lloje aleancash dhe ato të regjistruarat në  KQZ, dhe ato të krijuara rishtaz. Në rastin konkret, me Kod Zgjedhor dhe me ndryshime kushtetuese u hoqën koalicionet parazgjedhore, por nuk është parashikuar heqja e koalicionit paszgjëdhor, siç parashikon Kushtetuta në normën e saj, sepse neni 65/1i Kushtetutës e ka zgjidhur më mirë se çfarë parashikojnë ligjbërësit e sotëm.

Neni 65/1 i Kushtetutës së Shqipërisë

“1. Kuvendi zgjidhet çdo 4 vjet. Mandati i Kuvendit fillon me mbledhjen e parë të tij pas zgjedhjeve dhe përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt nga data e mbledhjes së parë. Në çdo rast, Kuvendi qëndron në detyrë deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri të zgjedhur.”

Që do të thotë, se Kushtetuta kur pranon në paragrafin  2 se  “Në çdo rast, Kuvendi qëndron në detyrë deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri të zgjedhur”, domethënë se ka parashikuar dhe raste të tjera të natyrave si sot. Sa i përket pikës 1, kur aleancat kanë më shumë se një parti (ps), mendoj se Kushtetuta ka qenë më e qartë se legjislatori i ri që bën ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor. Në nenin 96/1 te saj parashikon:

Neni 96  i Kushtetutës së Shqipërisë 

1. Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend.

2. Në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet nga Kuvendi, Presidenti emëron një Kryeministër të ri brenda 10 ditëve.

3. Në qoftë se edhe Kryeministri i emëruar rishtas nuk miratohet nga Kuvendi, brenda 10 ditëve Kuvendi zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri.

4. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin.

Pra, neni 96/1 e thotë qartë, që kryeministrin e emëron ai koalicion që ka shumicën e vendeve në Kuvend.