Prof. Dr. Lush Susaj: Shqipëria, përballë propagandës dhe zhargonit dehumanizues të rilindjes

432
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Shqipëria gjithmonë e gjithkundë mbi partitë, mbi të gjitha sektet e mundshme politike. Ky është amaneti i rilindjes sonë kombëtare, që do të përmbushet edhe në 25 Prillit 2021

Prof. Lush Susaj, në intervistën për gazetën “Telegraf” pohon se marrëveshja Basha-Kryemadhi është një arritje, e cila jep shpresë për të reaguar ndaj së keqes që ka pushtuar Shqipërinë. Prof. Susaj thotë se në 8 vitet e qeverisjes së kryeministrit Rama janë prodhuar instiotucione moniste, nepotike, klanore të korruptuara. Prof. Susaj shpjegon se Rilindja, merr pjesë në zgjedhjet parlamentare e vetme,  e kjo lidhet me psikopatinë politike të monizmit he me vulgaritetin e tepsisë, garuzhes dhe kazanit të mbushur vetëm për pushtetarët, përkundrejt një populli të varfër. Pros. Susaj shpreh bindjen se 25 prilli so të jetë dita e madhe për rikthimin e vlerave të lirisë, unitetit tonë kombëtar e të dinjitetit njerëzor.

Ja intervista e plotë dhënë për telegraf.al :

Prof. Susaj, cili është gjykimi juaj për marrëveshjen Basha-Kryemadhi? Dhe pse Rilindja dhe Rama do të kandidojnë pa aleancë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit?

– Marrëveshja politike e datës 1 Mars 2021, ndonëse e vonuar, është një arritje e shkëlqyer dhe e shumëpritur e forcave kryesore opozitare, nga e cila buron më shumë shpresë dhe forcë për të reaguar ndaj të keqës sonë të përbashkët, degradimit të shtetit dhe të shoqërisë në korrupsion, kriminalitet dhe sundim kakistokratik. Pas vitit 2009, në mënyrë të veçantë pas vitit 2015, Shqipëria ka bërë hapa të paimagjinueshëm në drejtim të goditjes, dobësimit dhe defaktorizimit  të opozitës dhe të opozitarizmit në Shqipëri. Në këtë mënyrë janë prodhuar situata politike, ekonomike, sociale e shtetërore të padëgjuara më parë në rajon dhe në vendet e Europës, situata që kulmuan në pikun e arrogancës, mashtrimit, bullizmit dhe dhunës shtetërore dhe politike ndajë opozitës dhe gjithë sistemit demokratik në Shqipëri. Është fjala për dhunën sistematike që kulmoj me largimin e opozitës dhe opozitarizmit  nga parlamenti, duke prodhuar kështu historitë groteske të parlamentit monist të “kërperatave”. Kështu janë prodhuar edhe institucionet e sotme moniste, nepotike, krahinore, klanore e të korruptuara, e që janë bërë rreziku më i madh për zgjedhjet demokratike dhe rikthimin e konfliktualitetit në Shqipëri. Kështu janë prodhuar edhe kukullat dhe institucionet e dala nga zgjedhjet lokale e moniste të 30 Qershorit, të zhvilluara e të propaganduara në mënyrën marksiste më të shëmtuar, pa kundërshtarë dhe pa vëzhgues vendas e as ndëërkombëtarë. Kështu është prodhuar edhe hajdutëria dhe korrupsioni shtetërore me pronat, me investimet, me projektet, me subvencionet të cilat prfunduan pa asnjë impakt e produkt për punësimin, prodhimin dhe mirëqënien e vendit. Në këtë mënyrë u prodhua dhe u funksionalizue edhe mekanizmi i njohur i dëbimit të mbi 600000 shqiptarëve për në kampet e azilit, dhe propaganda bajate dhe dehumanizuese e qeverisë sofiste, e cila përpiqët që ta paraqesë dhe trajtojë këtë fenomen si një zhvillim të zakonshëm e të dobishëm. Në këtë mënyrë është realizuar e keqja jonë më e madhe, reduktimi dhe vrasja e vazhdueshme e lirisë, e unitetit dhe e mundësive të bashkëpunimit dhe të zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë dhe të shtetit ligjorë në Shqipëri.

“Pas 8 viteve të qeverisjes 2013-2021, një qeverisje e karakterizuar nga individualizmi, egoizmi, hajdutëria, korrupsioni dhe kriminaliteti,  struktura klanore e nepotike e rilindjes, e cila nuk ka asgjë të përbashkët me PS”

“Fakti që pseudomaxhoranca  do kandidojë e vetme lidhet me psikopatinë politike të monizmit dhe me vulgaritetin e tepsisë, garuzhdes dhe kazanit të mbushur vetëm për pushtetarët, përkundrejt një populli të varfër”

Dihet që thelbi i lirisë dhe demokracisë qëndron në krijimin e qeverive dhe të qeverisjeve në shërbim të vendit dhe të qytetarëve, dhe jo në krijimin e qeverive dhe të qeverisjeve që sundojnë, që vjedhin e që varfërojnë vendin dhe qytetarët. Sjellja shtetërore dhe politike e mutacionit me emërin “Rilindje” është tipike marksiste, është përçarëse, defaktorizuese dhe dehumanizuese për politikën, për shtetin dhe për gjithë sjelljen njerëzore. Sipas Filozofit George Orëell, “Zhargoni dehumanizues i marksizmit prodhon gjithashtu një botë të dehumanizuar, në të cilën njerëzit bëhën abstraksione dhe e vërteta është thjeshtë një instrument në dorën e pushtetit. Ne kemi nevojë ta shohim botën tani, duke përdorur gjuhën natyrale të marrëdhnieve njerëzore”. Nisur nga ky kënvështrim filozofik, shqiptarët pavarësishtë nga bindjet dhe vendet ku ata jetojnë e punojnë, kanë nevojë që të bashkohen me të vërtetën e domosdoshmërisë së mbrojtjes së lirisë dhe të demokracisë në Shqipëri, dhe ndryshimit të sistemit të menaxhimit politik e shtetërorë me anë të votës së lire, e asnjëherë me anë të hedhjes së gurëve e as të përdorimit të grykave të armëve. Bashkimi i opozitës duhet të ishte bërë e të ishte deklaruar e funksionalizuar vite më parë. Megjithatë, për bashkimin kundër të keqes nuk është vonë kurrë. Në këtë projekt bashkimi dhe bashkëpunimi nuk ka vend për të hamendësuar mbi përfitimet përsonale, për shkak se nga liria dhe ndryshimet demokratike, gjithmonë çlirohet energji zhvillimore e transformuese e jashtëzakonshme për shoqërisë dhe institucioneve demokratike të shtetit. Në kandidimin e rilindjes pa ndonjë aleancë, lexohen dhe duhet të kuptohen dy karakteristika historike të këtyre zgjedhjeve. Së pari, pas 8 viteve të qeverisjes 2013-2021, një qeverisje e karakterizuar nga individualizmi, egoizmi, hajdutëria, korrupsioni dhe kriminaliteti,  struktura klanore e nepotike e rilindjes, e cila nuk ka asgjë të përbashkët me PS dhe as me forcat e spektrit të majtë të politikës shqiptare dhe Europiane, duket që e ka planifikuar, dizenjuar dhe filluar me kohë bashkëpunimin kriminal dhe konspirativ me grupet e korrupsionit dhe të krimit të brendshëm e të jashtëm ordiner e politik. Asnjë bashkim nuk e përballon të drejtën morale dhe bashkimin popullor kundër arrogancës dhe keq qeversijes. Në këtë kuadër, duhet të merret në konsideratë edhe fakti që makutëria, çmënduria dhe idjotësia e pushtetarëve dhe kriminelëve për të mbajtur me çdo mjet monizmin dhe sulltanatin e korrupsinit dhe të përfitimeve të tyre prsonale e klanore, është dhe do të vazhdojë që të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm. Së dyti, fakti që pseudomaxhoranca ka vendosur që kandidojë e vetme lidhet me psikopatinë politike të monizmit dhe me vulgaritetin e tepsisë, garuzhdes dhe kazanit të mbushur vetëm për pushtetarët, përkundrejtë një populli të varfër, të dhunuar, të uritur e të shpërngulur e dëbuar përmes padrejtësive dhe mizerjes ekonomike. Pushteti i kazanave dhe tepsive vetëm për vehte është mëndsia dhe sjellja tipike e bllokut komunistë, në të cilin pashallarët e kuq jetonin në lluks, ndërsa populli jetonte në varfëri, terror, errësirë dhe mizerabilitet.  Në këtë situatë, bashkimi dhe bashkëpunimi i sinqertë dhe i gjithanshëm i opozitës për rikthimin e lirisë dhe të shtetit ligjorë në Shqipëri, është lajmi më i mirë që vjen nga fusha e politikës. Pavarësisht nga fakti se si kandidon rilindja dhe se çfarë artificash e marifetesh do të luajë, do të triumfojë vota e popullit të bashkuar kundër të keqës dhe amoralitetit politik e shoqërorë.

 “Janë prodhuar edhe institucionet e sotme moniste, nepotike, krahinore, klanore e të korruptuara, e që janë bërë rreziku më i madh për zgjedhjet demokratike”

Pavarësisht se Aleanca për Ndryshim e Opozitës së Bashkuar nuk u rregjistrua në KQZ, a duhet ta njohë Presidenti i Republikës për ta mandatuar për krijimin e Qeverisë së re, pas 25 prillit, nëse fitojnë 71 mandate?

Duhet të mos harrojmë kurrë përfundimin shkencor të filozofit Rudolf Haller (1929), sipas të cilit, diktatorët janë njerëz të ligj, dhe se kodi i ligësisë së tyre përbëhët nga: sadizmi, nga poshtërimi dhe nga ligësia e organizuar. Diktatorët kënaqën dhe harlisën me dramat dhe me vuajtjet që i shkaktojnë popullit të tyre, madje tallën dhe grefosën pa fund me vuajtjet dhe britmat e viktimave të tyre. Të pangopurit me pushtet dhe pasuri të vjedhur, e poshtrojnë dhe e degradojnë njeriun, institucionet dhe shoqërinë në asgjë. E degradojnë në një botë të dehumanizuar, ku sipas filozofit Roger Scruton, njerëzit bëhën abstraksione dhe e vërteta instrument në dorën e pushtetit. Sipas tipicitetit dhe pasojave, ligësitë ndahen në dy grupe. Në ligësi të momentit dhe në ligësi të planifikuara deri në detaje. Pasojat më të rënda burojnë nga ligësia e planifikuar nga e cila shkaktohen dhimbje dhe dëme të pallogaritshme. Ligësia politike godet, shfaqet dhe jeton përmes shkatërrimit të tolerancës, debatit, kompromisit dhe bashkëpunimit. Sipas filozofisë, të tolerosh do të thotë të jesh i gatshëm të pranosh mendime të cilat nuk i pelen fare. Ashtu sikurse edhe demokraci do të thotë të biesh dakord që të qeverisesh nga njerëz që nuk i pelqen fare.  Kjo është e mundur vetëm nëse ne e mbajmë të gjallë besimin tek negocimi dhe tek deshira e pastër e politikanëve për të bërë kompromis me kundërshtarët e tyre. Politikanët qëllim mirë e të përgjegjhëm në misionin e tyre, në të gjitha rrethanat e mbrojnë politikën e kompromisit dhe të gjitha institucionet dhe hapësirat që i japin zë, fytyrë dhe forcë opozitës dhe opozitarizmit. Nisur nga këto përfundime filozofike, konstatoj që në sjelljen politike e shtetërore të këëtyre 8 viteve të sundimit të rilindjes, nuk ka asgjë filozofike, as shtetërore e as humane.

 

“Marrëveshja politike Basha-Kryemadhi e 1 Mars 2021, është një arritje e shkëlqyer dhe e shumëpritur e forcave kryesore opozitare, nga e cila buron më shumë shpresë dhe forcë për të reaguar ndajë të keqës sonë të përbashkët”

Në mënyrë të qëllimshme, opozitës ju mbyllën të gjitha mundësitë dhe hapësirat dëmokratike derisa u detyrua që të dalë nga parlamenti dhe institucionet. Në mënyrë të qëllimshme u sulmuan të gjitha mekanizmat bazë të zgjidhjeve sikurse janë negocimi, debati, fjala e lirë dhe kompromisi. Në vendin e tyre u lartësuan propaganda dehumanizuese dhe sjelljet moniste të përçarjes, konfliktualitetit politik dhe të nxirjes së fytyrës dhe imazhit të vendit në botë. Psikopatia moniste për të sunduar sa më gjatë e degradoj parlmanetin dhe institucionet e vendit, nga hapësira të debatit dhe të zgjidhjes demokratike të problemeve,  në mbytës të debatit, të bashkëpunimit dhe të kompromisit për të mirën e vendit e të shoqërisë. Në këtë mënyrë, në vend të ligjeve dhe të reformave zhvillimore e gjithpërfshirëse, u hartuan dhe u çertifikuan ligje e rregullore për interesat e ngushta, në shërbim të abuzivizmit, korrupsionit dhe reduktimit të kapaciteteve administrative, ekonomike e politike të vendit dhe shoqërisë. Në këtë mënyrë janë hartuar ligje kundër opozitës dhe opozitarizmit, pa e kuptuar që ligjët dhe strukturat e një parlamenti monistë kanë patur e do të kenë fundin e ligjeve dhe të strukturave të komunizmit. Në këtë kontekst, shpresa për të goditur apo grabitur zgjedhjet përmes rregulloreve, strukturave dhe ligjeve moniste të këtyre 8 viteve, është fudullëk dhe foshnjëri e thellë politike. Zgjedhjet e 25 Prillit 2021, nuk janë zgjedhje për produkte e portofole të dala nga artificat dhe kalkulimet e zakonshme mbi tepsi e mbi kazana. Në këto zgjedhje, duket që ka një bashkim të gjërë e të jashtëzakonshëm të kontributeve politike e qytetare në shërbim të ndryshimit të qeverisjes dhe të menaxhimit të pasurive kombëtare. Fitorja e popullit të bashkuar nuk mund të manipulohet, as të ndalet dhe as të tjetërsohet nga askush. Unë e di që socialistët e Shqipërisë e duan shumë vendin dhe popullin e tyre. Në këtë rast, unë kam besim të madh edhe në bashkimin e votës së tyre kundër atyre që abuzuan tetë vite me emërin, simbolet dhe historinë e familjes së tyre politike. Në këto zgjedhje, përtej kualicionit të PD me LSI, shumë më i fuqishëm është koalicioni dhe bashkëpunimi qytetarë kundër varfërisë, shpopullimit dhe turpërimit të shqiptarëve dhe Shqipërisë para kombeve dhe popujve të vendeve demokratike. Në zgjedhjet e 25 Prillit, bashkimi i qytetarëve për Shqipërinë do të jetë maxhorancë e padiskutueshme. Në këto kushte, pavarësisht nga strukturat, paudhësitë dhe ligjet moniste, Presidenti i Republikës dhe kushdo tjetër, nuk mund të bëjë asgjë më pak e as më shumë se sa ta lexojë, ta kuptojë e ta shpallë botërisht vullnetin dhe dëshirën e popullit për t’u çliruar nga korrupsioni dhe për t’u qeverisur në mënyrë ligjore e demokratike. Pjesëmarrja masive e popullit në këto zgjedhje parlamentare do të jetë sinjali i parë e një ndryshimi që nuk mund të cenohet e as deformohet nga askush. Unë besoj që data 26 Prill, do të jetë një ditë e madhe e rikthimit të vlerave të lirisë, e rikthimit të unitetit tonë kombëtarë, e rikthimit të dinjitetit njerëzorë dhe forcës transformuese të demokracisë dhe të institucioneve demokratike. Për çdo shqiptarë, Shqipëria është dhe duhet të jetë e para. Shqipëria gjithmonë e gjithkundë mbi partitë, mbi mutacionet dhe mbi të gjitha sektet e mundshme politike. Besoj që ky qëllim dhe amanet i rilindjes sonë kombëtare do të përmbushet fuqishëm edhe në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

Faleminderit!