Konçensionimi pa karar i sigurisë së ushqimit është liçensë për tu helmuar dhe sëmurur!

202
Nga Edmond Panariti
Të japësh me konçension sigurinë ushqimore, do të thotë të pajisësh me licensë ndotje ushqimin tonë të përditshëm!
Që do të thotë të licensosh për të helmuar dhe sëmurur!
Zëvendësimi i kontrollit zyrtar të Ushqimit, vetëm me detyrimin për të kryer analiza vetëkontrolluese te subjekte private përkundrejt pagesës, duke nxjerrë jashtë loje shtetin dhe laboratoret e tij, është jo vetëm i paligjshëm por është mbi të gjitha shumë i rrezikshëm .
Fiks fare, provoi se si një pulë e shplarë me ujë fekalesh, del e pastër nga një laborator privat i autorizuar për kontroll ushqimi nga shteti, i cili ja heq këtë të drejtë institucioneve të tij për të cilët taksapaguesit dhe donatorët kanë investuar me dhjetëra miliona euro dhe ndër të tjera janë të akredituara dhe të njohura ndërkombëtarisht.
Përdorimi i paligjshëm i ngjyruesve, aromatizuesve, konservuesve te rrezikëshme të ushqimet tona është aq i hapur dhe “shqeto” sa që kushdo edhe në shtëpi mund ti zbulojë ato me mjete dhe metoda të thjeshta..
Por konçensionarët e analizave, i nxjerrin ushqimet në rregull dhe pa probleme!
Domethënë i liçensojnë për të helmuar dhe sëmurë popullatën.
A e dini përse?
Sepse një pjesë e tyre janë vetë prodhues dhe importues ushqimesh.
Ndërsa një pjesë e laboratorëve ka krijuar lidhje të shkurtëra klientele me porositësit privatë dhe shtetërorë dhe janë të autorizuar të veprojnë me moton: “Lalë Kros o Lalë Kros, vetë shkruaj dhe vetë vulos”.
Sigal