Braimllari me strukturat e LSI në Bashkinë e Maliqit: 25 prilli do zhduk me votë sektin famëkeq të Rilindjes

274
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI-së në Bashkinë e Maliqit . Lajmin e ka bërë të ditur vetë Braimllari në një postim në Facebook, ku shkruan se LSI është e vendosur në mbrojtje të interesit të qytetarëve dhe është më e fortë se kurrë pasi ka mbështetjen e të rinjve që e duan vendin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Me strukturat e LSI në Bashkinë Maliq.
25 prilli festë kombëtare, populli do zhdukë me votë sektin më famëkeq të Rilindjes.
25 Prilli datë historike që ndan një herë e mirë të keqen nga e mira.
Më 25 Prill merr fund koha e politikanëve mashtrues, të papërgjegjshëm dhe arrogant të Rilindjes.
25 prill koha e një politike të re, me energji pozitive për një Shqipëri më pozitive.
Më 25 Prill merr fund koha e të emëruarve fiktiv të Ramës.
25 Prill fillon një epokë e re ajo e shërbimit qytetar.
LSI forcë pozitive.
LSI e vendosur qartë në mbrojte të interesit të qytetarëve.
LSI më e fortë se kurrë ka mbështetjen e të rinjve që e duan vendin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Të punojmë të gjithë për të bërë Shqipërinë shtëpinë tonë.
#shqipëria_shtëpia_juaj🇦🇱