Komunistët e Marko Dajtit u bëjnë apel shqiptarëve: Atdheu në rrezik! Të shporrim fashistët e Rilindjes  

501
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Fronti i Majtë ndoqi me vëmendje hapjen e fushatave elektorale nga PD dhe PS. Ishin dy shfaqje të bukura, por shumë të ndryshme në atë çfarë përfaqësonin. Njëra, në sheshin “Nënë Tereza”, ishte entuziaste. Në shesh kishte zbritur populli i zhgënjyer nga keqqeverisja. Njerëzit nuk pyesnin as për rrezikun e vdekjes nga pandemia. Në fytyrat e tyre lexoje gadishmërinë për t’u përleshur dhëmb për dhëmb me fashistët që sot janë në pushtet. Ndërsa në sheshin “Skënderbej” PS hapi fushatën me një tufë njerëzish që ngjanin me skuadrone fashistësh barbarë, ku Fyhreri ngrinte dorën dhe fliste për arritje të mëdha në 3D dhe premtonte të ardhme të ndritur, ndërsa në të vërtetë po bëhen gati të grabisin dhe shesin çdo pronë që ka ngelur akoma publike, ndërsa deklaronte se “nuk jemi engjëj”. Që Edi Rama nuk është engjëll, tashmë e dimë të gjithë. E mësuam edhe që, në të vërtetë, është djalli në 3D, është mallkimi i popullit dhe kombit. Edhe Zoti na ka paralajmëruar me tërmete, pandemi e vdekje që kur ky zotëri mori të gjitha pushtetet në vitin 2019. Edi Rama gënjen sa herë që hap gojën, ky mallkim edhe për vetë Partinë Socialiste dhe engjëll për fqinjët serbë apo për ndonjë që kërkon ta ketë Ballkanin nën sundimin e tij e ta kthejë 500 vjet prapa. Rama, ky njeri që kthehet për të lëpirë aty ku ka pështyrë më parë, është mallkim jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për gjithë Ballkanin. Zoti Rama, si ke fytyrë t’u kërkosh votën qytetarëve të Shqipërisë, që e ke grabitur paturpësisht në gjithë këto vite dhe ia ke shitur oligarkëve vendas e të huaj?

Si do t’i gënjesh socialistët dhe të majtët e vërtetë që i le rrugëve dhe vendose të qeverisësh me llumin e PD? Në fakt, kjo është e vetmja arritje e jotja, sepse bëre mirë që e pastrove edhe PD-në nga llumi dhe përzure edhe dhe LSI-në nga koalicioni, se deshe çdo gjë vetë, kazan e garuzhde. Largove të vetmen parti reale të majtë që ka respektuar dëshmorët e kombit dhe sakrificat e popullit tonë në dekada. Si do t’i gënjesh fshatarët që nuk u dhe asnjë euro nga financimet që jep Europa për të stimuluar prodhimet bujqësore dhe që ti i ndave me diplomatët e huaj që të mbështesin ty sot? Si do t’u kërkosh votën qytetarëve të Fierit, ku me qindra familje kanë punuar dhe kanë rrogat që nuk i marrin prej vitesh? Si do t’u kërkosh votën atyre qe u ke prishur banesat dhe i ke lënë rrugëve? Si do t’u kërkosh votën veteranëve që i’u ke përdhunuar trashëgiminë historike e kulturore? Si do t’i bindësh ata mijëra qytetarë që gjobit çdo ditë me zagarët e qeverisë dhe bashkisë? A dot’ i tregosh popullit sa e ke çuar borxhin si do t’i shpjegosh koncesionet për shitjen e pasurisë kombëtare? Po premtimin e pistës ku do ulen UFO-t për të na vaksinuar, do të na e tregosh edhe në këtë në 3D? Ne, anëtarët dhe mbështetësit e Frontit të Majtë, kemi besim te plote tek LSI dhe beteja për të shporrur bandat fashiste të Rilindjes që sot qeverisin vendin. E dimë se lufta këtë herë do të jetë e ashpër dhe beteja për të shporrur djallin do të jetë historike. E dimë se fashistët në pushtet do të përdorin të gjitha mjetet dhe mënyrat për të mbajtur çizmen sërish mbi qafën e popullit. I bëjmë thirrje gjithë të majtëve, komunistë e socialistë, të gjithë atyre që e ndjejnë veten patriotë, se sot atdheu është në rrezik. Nëse duan një vend për fëmijët e tyre, të bashkohen me ne për të votuar LSI-në. Ne kemi besim të plotë se Presidenti i Republikës dhe njëkohësisht Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Ilir Meta, do të dijë ta mbrojë vendin dhe popullin nga fashistët barbarë dhe nuk do të lejojë vazhdimin e qeverisjes me vota të vjedhura. Është e vetmja garanci që kemi për të shpëtuar nga gjakpirësit në pushtet. Për Frontin e Majtë Kryetari Marko Dajti