Komisioni Parlamentar i Medias/ Ja si është manipuluar dhe shkelur ligji në 6 raste nga Kreu i Këshillit Drejtues të RTSH-së Leka Bungo, për Drejtorin e Përgjithshëm

110
Sigal

Kërkohen procesverbalet dhe regjistrimet audio të mbledhjes. Flasin Flutura Açka, Ina Zhupa, Petro Koçi dhe Orila Nebijaj

Ja si është manipuluar dhe shkelur ligji nga Kreu i Këshillit Drejtues të RTSH-së Leka Bungo, për Drejtorin e Përgjithshëm

Komisioni Parlamentar i Informacionit dhe Medias kërkon procesverbalet, fletët e votimit dhe regjistrimet audio të mbledhjes së pranimit të dokumentave, shkaqet e skualifikimeve dhe përgatitjen e mangët dhe në kundërshtim të ligjit për kandidatët. Flasin Flutura Açka, Ina Zhupa, Petro Koçi dhe Orila Nebijaj

 Komisioni Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik  u përfshi nga diskutime të mërkurën  gjatë seancave  për  miratimin e projektrezolutës për raportin e veprimtarisë vjetore të Këshillit Drejtues të RTSH . Komisioni ngriti si shqetësim shkeljet ligjore të kryera nga Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar lidhur me përzgjedhjen e drejtuesit të ri të këtij institucioni. Deputetja Ina Zhupa gjatë analizës së saj evidentoi gjashtë shkelje ligjore të kryera ,si dhe u diskutua qëndrimi i njëanshëm gjatë mbledhjes së fshehtë i  kreut të  Këshillit Drejtues të RTSH.

Dr. Ina Zhupa: Ja 6 shkeljet e Keshillit Drejtues qw kompromentojnw rwndw procesin

Zhupa e nis arsyetimin e saj bazuar në ligj dhe në faktet konkrete të evidentuara gjatë mbledhjes paraprake për shqyrtimin e dokumentave, si dhe të zyrës avokatore, e cila i ka dërguar një kërkesë deputetëve të Komisionit Parlamentar për Informacionin dhe Mediat. Sipas shqyrtimit të të dhënave si dhe kërkesave të publikuara rezultojnë këto shkelje të rënda:

E para: Këshilli i Radio Televizionit Shqiptar ka skualifikuar pa shqytuar dokumente dhe pa i çuar në votim në Këshill, pa asnjë arsye dhe me vendim arbitrar kandidatët nga gara. Nuk mund të kalojmë  një projektrezolutë dhe të themi të punojë mirë RTSH , ndërkohë që shkelet ligji dhe kapet një institucion në mënyrë të paligjshme.

Shkelja e dytë: Sipas ligjit të autoritetit  të dosjeve  neni 29 i ligjit thotë se drejtori i RTSH, do duhet të pajiset në kriteret e veta për të kandiduar me një vërtetim nga autoriteti i dosjeve që nuk ka qenë bashkëpunëtor, spiun. Dhe këtë material nuk e kërkuar Këshilli Drejtues e nuk e ka pasur në kritere duke shkelur ligjin dhe duke e bërë të gjithë procesin e paligjshëm.

Shkelja e tretë: ka të bëjë me faktin se ligji i mediave audivizive thuhet se nuk duhet të jetë anëtar i partive apo shoqatave  politike. Është e njohur botërisht që Alfred Peza është anëtar i PS.

Shkelja e katërt: Thotë nuk duhet të jetë deputet apo kandidat për deputet gjatë dy legjislaturave të kaluara.

Shkeja e pestë; Neni 104 pika b thotë ; nuk duhet të zotëroj aksione apo të jetë pronar në media. Z .Peza siç rezulton nga vetë ai nga QKB është pronar i një portali.

Shkelja e gjashtë; Nuk duhet të ketë qenë gjatë vitit të fundit drejtues apo këshillues i një media audivizive.

Deputetja tha se këto janë shkleje flagrante dhe se komisioni duhet të kërkojë , të pezullojë, të ndalojë menjëherë vendimarrjen e tij, të rihapi një proces për zgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të RTSH, si dhe vendosjen në dispozicion të regjistrimit audio dhe procesverbali i mbledhjes së zhvilluar nag Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar.

Deputeti Petro Koçi

Nën/kryetari i Komisionit Petro Koçi  u shpreh duke thënë se : Le t’i niset një letër këshillit e t’i thuhet që në këtë mbledhje është ngritur ky shqetësim, një, dy, tre, katër edhe të presim çfarë do thotë, dhe ta fusim në rend dite që të marrim vendim.

Kryetarja e Komisionin , Flutura Açka

Kryetarja e Komisionin , Flutura Açka tha se : Në qoftë se ky komision nuk merret me këtë gjë, nuk e di se me çfarë duhet të merret ky komision . Ne nuk mund të jemi indiferent për këtë gjë shumë e rëndësishme. Po flasim për Drejtorin e Radio Televizionit. Gjithësesi, që të konkludojmë, të mos harxhojmë kohën kot, atëherë do të dërgohet shkresa, ku do të kërkohet relacion nga Këshilli Drejtues i RadioTelevizionit Shqiptar, mënyrën sesi është zgjedhur dhe pse janë bërë këto shkelje nëse janë bërë shkelje, e dyta do të kërkohet edhe dëgjesë në komision në momentin më oportun për të dyja palët.

Deputetja Oriela Nebijaj

Gjithashu edhe deputetja Oriela Nebijaj deklaroi se është plotësisht dakort që të këtë  një kërkesë ndaj Këshillit, për të dhënë llogari  për ketë emërim edhe për përjashtimin e kandidatëve të tjerë.Nebijaj shtoi : Edhe do doja që duke marrë të mirë qenë fjalën e koleges Zhupa dhe të shtojmë një shtojcë në kërkesën tonë , ku minimalisht Drejtuesi i Këshillit të mos ketë të tilla justifikime infantile, që nuk e dija që shkel ligjin se jam regjizor etj.,.