Raporti Moneyval 2023/ Shqipërinë nuk del nga lista gri e pastrimit të parave, problem mbetet korrupsioni, shtohen ankesat për lojërat e fatit

119
Sigal

Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, Moneyval, vendosi të mbajë sërish Shqipërinë në listën gri të pastrimit të parave. Në raportin e radhës Moneyval vlerëson se Shqipëria ka bërë përparim të lehtë në dy kritere përsa i takon luftës kundër pastrimit të parave, por ky progres është i pamjaftueshëm për ta nxjerrë vendin nga lista e shteteve problematike për pastrimin e parave.

Shqipëria u vendos në listën e vendeve me mbikqyrje të thelluar për pastrimin e parave (lista gri), në verën e vitit 2018. Që nga ajo Moneyval ka bërë 4 raporte ndjekje për të parë progresin e vendit në luftën kundër pastrimit të parave. Por asnjëri nga këto raporte nuk ka dalë në konkluzionin se Shqipëria duhet të dalë nga statusi i mbikqyrjes së thelluar.

Nga 40 kritere që përdor Moneyval për të vlerësuarin kuadrin e pastrimit të parave në një shtet, Shqipëria renditet plotësisht në përputhje në 6 prej tyre. Për 31 kritere të tjera vendi renditet përgjithësht në përputhje, në 2 kritere renditja është pjesërisht në përputhje, ndërsa 1 kriter nuk është marrë në vlerësim. Shqipëria pritet të raportojë sërish në komitetin Moneyval pas dy vitesh. Me sa duket gjatë kësaj kohe, vendi do të vazhdojë të qëndrojë në listën gri të pastrimit të parave, bashkë me shtete si Kongo, Jemeni apo ishujt Cayman.

Ndër pikat e pa plotësuara lidheshin me problematikat me lojrat e fatit: konkretisht kazinot.

Vlerësuesit konstatuan se masat për të parandaluar kriminelët që të kishin një interes të rëndësishëm nuk ishin gjithëpërfshirëse. Të autoriteti ligjor që cakton mbikëqyrësit e DNFBP u vlerësua si joefektiv dhe kërkoi qartësi. Sanksionet nuk janë aplikuar në mënyrë proporcionale dhe rezultatet e inspektimeve të DPPPP, dhe sanksionet e aplikuara ishin të ndjeshme për t’u sfiduar duke pasur parasysh autoritetin e kufizuar mbikëqyrës të DPPPP-së. Kriteret e FATF-së në lidhje me këtë rekomandim nuk kanë ndryshuar. Shqipëria ka prezantuar disa ndryshime në ligjin LPP/LFT dhe ligjet sektoriale në lidhje me kazinotë, noterët, agjentët imobiliar, të cilët adresuan disa nga këto mangësi. Shqipëria kërkoi një përmirësim në R. 28 në kontekstin e FUR-ve të 2-të dhe të 3-të për shkak të disa ndryshimeve në legjislacion. Megjithatë, nuk është bërë përparim i mjaftueshëm për të justifikuar një përmirësim të vlerësimit.

Historiku i Shqipërisë më Moneyval, çfarë ndodhi në 2018?

Në vitin 2011, Shqipëria u fut nga Moneyval, mekanizimi i Komisionit Europian, që bën vlerësimin e Shqipërisë për masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, në listën gri të vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave (raporti i klasifikon vendet me potencial të lartë të pastrimit të parave në listë të zezë dhe gri). Më pas, në 2015-n, Shqipëria do të dilte nga lista gri, një vlerësim ky që në atë kohë ishte mjaft pozitiv. Vendi kishte pesë vjet kohë që të adresonte problemet për të dalë përfundimisht nga zona e rrezikut. Por, në raportin e 2018-s, Shqipëria hyri në listën e vendeve që do t’i nënshtroheshin një ndjekjeje apo monitorimi të zgjeruar nga ana e Moneyval për shkak të dobësive, që u konstatuan në raportin e fundit të lidhur me masat ndaj parandalimit të pastrimit të parave dhe luftës kundër terrorizmit. Një fjali e kaluar pa shumë vëmendje duket se përçoi pikërisht këtë mesazh kur thekson se “bazuar në rezultatet e vlerësimit të tij Moneyval vendosi që të aplikojë procedurën e ndjekjes së zgjeruar në Shqipëri”. Sipas konkluzioneve të raportit, “korrupsioni paraqet rreziqe të mëdha të pastrimit të parave në Shqipëri. I lidhur shpesh me aktivitetet e krimit të organizuar, ai gjeneron sasi të konsiderueshme të të ardhurave kriminale dhe seriozisht dëmton funksionimin efektiv të sistemit të drejtësisë penale. Autoritetet janë të vetëdijshëm për rreziqet nga korrupsioni, por zbatimi i ligjit deri më tani ka pasur një vëmendje të kufizuar për të shënjestruar korrupsionin e lidhur me pastrimin e parave. Një reformë e rëndësishme gjyqësore është duke u zbatuar për të adresuar më mirë rrezikun e korrupsionit që mbizotëron në vend”. Raporti thekson se të ardhurat nga krimi po qarkullojnë dhe investohen në disa forma në Shqipëri, për shembull përmes investimeve në pasuritë e paluajtshme dhe kompanive tregtare. Niveli i lartë i ekonomisë informale, e kombinuar me përhapjen e lartë të cash, përbën një rrezik për pastrim parash. Ndërtimi ishte sektori më me risk për pastrimin e parave, sipas raportit që u publikua në dhjetor 2018. Shqipëria kishte një vit kohë që të adresonte problemet, ose në një hap pas rrezikonte të hynte sërish në listën gri të vendeve, që kanë rrezik të lartë të pastrimit të parave. Por duket se masat e marra kanë qenë të mjaftueshme për të mos e kaluar në këtë listë, por sërish e kanë lënë atë nën monitorim. Por çfarë është në fakt një ndjekje apo monitorim i zgjeruar? Në sistemin e Moneyval “enhanced folloë up – ndjekje e zgjeruar” shpjegohet si një nga tre procedurat që vlerësojnë masat e marra nga autoritetet sipas standardeve dhe rekomandimeve të Task Forcës për Vlerësim Financiar (FAFT) kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit.“Territoret apo shtetet mund të vihen nën ndjekje të zgjeruar në rast se identifikohet papajtueshmëri serioze me standardet apo ku shtete apo territore nuk kanë marrë masa të kënaqshme për të dalë jashtë sistemit 5 vjeçar të vlerësimit të rregullt pas miratimit të raportit. Hapa të ndryshëm mund të aplikohen nën monitorimin e zgjeruar siç mund të jetë aplikimi i një prej hapave të “Procedurës së Pajtueshmërisë”, një plan veprimi që mund të zhvillohet dhe nxjerr në pah dobësitë mund të vijojë vlerësimi për raundin në vijim ose masa të tjera pajtueshmëria mund të aplikohen nëse e gjykon me vend Komisioni Europian.