Komisioni i Venecias do ta publikojë opinionin për ligjin shqiptar të Vettingut, më 12 dhjetor

422
Sigal

Komisioni i Venecias publikon më 12 dhjetor opinionin për ligjin shqiptar të Vettingut, pas të cilës pritet të merret një vendim nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Opinioni nuk është detyrues për Kushtetuesen, por vetëm këshillues.

Opinioni final do të publikohet në website-n zyrtar të Komisionit.

Ligji i Vettingut, ose i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve është kusht për çeljen e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Ligji u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike, ndërsa u mbështet më pas edhe nga Unioni i Gjyqtarëve.