Kol.Dritan Demiraj: Biografia e mashtrueses së diasporës me fondet

342
Sigal

Sudja e mirënjohur e diasporës Evi Sude Angelakis, ka krijuar ndotjen e saj të radhës publike duke mashtruar dhe fabrikuar lajme dhe informacione të rreme në lidhje me angazhimet e mia dhe të bashkëshortes time në politikën Shqiptare.

Bashkëshortja ime një qytetare e mirëshkolluar me gradë shkencore, nënë shembullore e fëmijëve të mi, është akuzuar nga ‚letyra‘, një injorante me kurs tre mujor për shitje banesash (Real Estate), sikur është përfshirë në listat e kandidatëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës.

Mashtrimi i Sudes është spekulativ, krejtësisht i provuar, sepse zonja e nderuar Esmeralda Demiraj që citohet nga ajo, është person tjetër me të njejtin emër. Ajo prej kohësh është anëtare e kryesisë së Partisë së Lirisë ku edhe më parë ka qenë kandidate për deputete për këtë parti.

Në politikën Shqiptare ka shume gra të nderuara të angazhuara, të cilat janë të mirëshkolluara dhe lidere të shoqërisë civile. Fatkeqësia e atij vendi është se femrat pa asnjë vlerë si sudja në fjalë, trazojnë vazhdimisht opinionin publik me mashtrime dhe spekulime për të avancuar axhendën e tyre tashmë krejtësisht të dështuar kundër kujtdo që i del përpara. Por pa spekuluar fare, mund t‘ju jap disa fakte për Sude Kokalarin (Evis Kokalari):

Një mashtruese që nuk kundërshtonte dot kushëririn e saj Geri Kokalarin, për mashtrimin e biografisë së saj familjare, e cila merr guximin të anatemojë çdo individ, që jo vetëm nuk është dakort me të, por që ia nxjerr në dritë injorancën dhe cinizmin e saj.

Mashtruese në diasporë në grumbullimin e fondeve financiare nga komuniteti, duke abuzuar me to dhe duke kërcënuar këdo që e kundërshton.

Mashtruese pa bosht politik dhe një matrapaze influencash, tashmë e diskretituar nga të gjithë ata që i dhanë një mundësi.

Delirante e pashkolluar, në kontrast të plotë me intelektualë dhe profesionistë të shumtë të mirëkualifikuar të diasporës.

Mosmirënjohëse ekzemplare ndaj mediave dhe individëve që e kanë promovuar, por në fund duhet t‘i njohim një meritë se pavarësisht se si nuk është e çertifikuar si e çmendur, me veprimet, fyerjet, vulgaritetin, mashtrimet dhe cinizmin e saj publik, nuk i krijon lexuesve të saj as benifitin e dyshimit për të aluduar të kundërtën.

Në mbyllje, të gjithë miqve të mi ju uroj harmoni, mirëkuptim dhe tolerancë në miqësitë dhe familjet tuaja, duke mos harruar se ndotesh te hapësirat tona të mediave sociale ka dhe do të ketë gjithmonë si Evi Sude Angelakis.