Kodi i ri Zgjedhor/ Zbardhen emrat e 25 kandidatëve për të qenë pjesë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ja emrat

287
Sigal

Zbulohen 25 kandidaturat për të qenë pjesë e Komisionit Qendror Zgjedhor

Zbulohen 25 kandidaturat për të qenë pjesë e Komisionit Qendror Zgjedhor. Të paktën 25 persona kanë aplikuar për të qenë pjesë e Komisionit të Ri Qendror Zgjedhor. Lista përmban dhe emra të njohur, të cilët më parë kanë qenë pjesë e KQZ-së, si Lefterije Lleshi apo ish-magjistratë si ish-prokurori Theodhori Sollaku. Lista e plotë e kandidatëve është: Lefterie Lleshi, Theodhori Sollaku, Arben Isaraj, Irsa Rusi, Agim Paskali, Halil Hyseni, Hysen Osmanaj, Ledio Braho, Odeta Berberi, Arens Cela, Anjeza Dajzmaili, Spiro Maliqi, Naim Mecalla, Redinela Beqiraj, Durim Grabova, Farie Osmani, Arben Xhiku, Përparim Shullazi, Eldrina Karafili, Lealba Pelingu, Akil Mustafa, Odeta Seferaj, Lindita Tako, Kamerion Salillari, Ardian Myslimaj Afati i fundit për të aplikuar është 18 shtatori.