Zbardhet vendimi i Gjykatës Penale të Tiranës për vrasjen e Eglantina Bucit

315
Sigal

Zbardhet vendimi i Gjykatës Penale të Tiranës për vrasjen e Eglantina Bucit, ngjarje e ndodhur në vitin 2012.

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë së Tiranës për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Faik dhe Shkëlzen Bucin.

Në vendin e gjykatës thuhet se nga policia gjyqësore janë përpiluar vendimet për kryerjen e ekspertimit mjekoligjor për eshtrat e gjetura në Malin me Gropa, më datë 14.09.2012 dhe 21.09.2012.

“Në eshtrat e skeletit u konstatuan kryesisht thyerje dhe ngrënie të shkaktuara nga veprimi kryesisht pas vdekjes, i faktorëve të ndryshëm, pa u përjashtuar shkaktimi i tyre eventualisht me mjete, po kështu u vënë re disa shenja djegie, që mund të jenë shkaktuar para ose pas vdekjes”, citohet në dosje.

Vërtetimi se eshtrat e gjetura disa vite më parë në Malin me Gropa i përkasin Eglantina Bucit u bë pas krahasimit me ADN-në e nënës së saj.

“Krahasimi i këtij ekspertimi, paraqet lidhjen gjenetike Nënë-Bijë (për dhjetë lukset të cilat janë të përbashkëta me dy kiteve të PCR-së, identfiler KIT të përdorura nga pala kosovare dhe NGMSELECT KIT të përdorur nga ana jonë) me profilin gjenetik të përftuar nga pjesa kockore ekzaminuar”.

Në vendimin siguruara nga Abc News thuhet edhe se si lindi konflikti mes Eglantina Bucit dhe familjarëve të saj.

Në dosje citohet ndër të tjera: “Eglantina nuk ka pranuar të fejohet me personin e zgjedhur nga ai për fejesë. Ky fakt ka çuar në largimin nga shtëpia të shtetases Eglantina Buci me personin që ajo ka dashur dhe kur është larguar ka marrë një sasi parash nga shtëpia.

Pas kallëzimit të Faikut për largimin nga banesa të vajzës së tij Eglantinës, policia ka arritur të gjejë Eglantinën dhe pas kryerjes së procedurave ligjore e kanë dërguar në qendrën e rehabilitimit në Linzë Tiranë.

Konfliktet mes Faik Bucit dhe vajzës së tij kanë vazhduar dhe pasi kjo e fundit ka shkuar të jetojë tek xhaxhai i saj Bashkim Buci, duke mos mbajtur asnjë kontakt me familjen e saj, si dhe duke ju ruajtur atyre pasi kishte frikë për jetën e saj.

Gjatë gjithë kësaj kohe shtetasi Faik Buci është mbështetur nga djali i tij i madh Shkëlzen Buci ku kanë kërcënuar dhe bërë presion Eglantina Bucit. Në këto kushte Shkëlzen Buci i ka kërkuar shokut të tij M.T. (dëshmitari i mbrojtur), që të krijojë lidhje intime me Eglantinën me qëllim që ajo të afrohej përsëri me familjen e saj. Faik Buci i ka dhënë M.T. një unazë për t’ja dhënë Eglantinës që ti premtonte fejesë asaj. Nga rrethanat e zhvillimit të dinamikës ditën e ngjarjes shpjeguar nga M.T. rezulton se Shkëlzen Buci, ka marrë për të pirë kafe Eglantinën duke e marrë me të mira dhe duke mos i dhënë e asnjë shenjë për qëllimin e tij për ta vrarë. Pas ndodhjes së ngjarjes sipas shpjegimeve të MT. rezulton se autori i dyshuar Shkëlzen Buci, ka takuar babain e tij Faik Buci ku kanë biseduar veçmas tij (M.T.) dhe të dy bashke e kanë kërcënuar më pas me jetën e tij dhe të familjes së tij, për të mos kallëzuar këtë vrasje në polici,

Nga analiza e veprimeve hetimore të kryera dhe nga dyshime të arsyeshme, rezulton se shtetasi Shkëlzen Buci ka kryer vrasjen e motrës së tij Eglantina Buci, në dijeni dhe me porosi të babait Faik Buci, i cili gjithashtu ka kërcënuar për të mos kallëzuar Gjithashtu ka dyshime të arsyeshme se shtetasi Faik Buci ka tentuar në një rast të vrasë dëshmitarin e mbrojtur M.T. vajzën e tij Eglantina Buci, por për shkak të shmangies së Eglantinës, nuk ka arritur të realizojë qëllimin e tij.

Faik Buci duke patur në trungun e tij familjar vajzën e tij Eglantina Buci, nuk ka kryer asnjë njoftim apo kallëzim mbi zhdukjen e Eglantinës.

Rezulton se i dyshuari Shkëlzen Buci ka paramenduar të gjitha veprimet, që nga krijimi i marrëdhënieve afruese dhe besuese me motrën e tij Eglantina Buci, takimet dhe orientimet e shokut të tij M.T. për këtë qëllim, sigurimi i armës së krimit, automjetin dhe itinerarin e ndjekur, si dhe vendin e zgjedhur për kryerjen e vrasjes”.