Oferta e punës në recesion dhe punëtori i shkurajuar përballë atij të shtuar
Në recesion familja shqiptare kalon një krizë të thellë ekonomike
- – Në moshën 25-60 vjeç burrat janë në punë pothuaj të vazhdueshme dhe mbajnë barrë të madhe në familje.
- -. Ndryshe ndodh me gratë, të cilat pas martesës tërheqin një pjesë të madhe të kohës me lindjen dhe rritjen e fëmijëve.
- – Një familje tradicionale ku burri punon jashtë dhe gruaja punon në shtëpi në çfarë situate gjendet burri nëse humbet punën gjatë recesionit.
- -Kontradita në jug, se në muajt e verës të ardhurat e tij potenciale janë dy herë më të larta se në periudhën e dimrit.
Dr. Vladimir Mici
Ndryshimet në produktivitetin e njërit partner ose në shtëpi ose në treg mund të ndryshojnë vendimin e ofertës së punës familjare. Një familje tradicionale ku burri punon jashtë dhe gruaja punon në shtëpi. Çfarë situate gjendet burri nëse humbet punën gjatë recesionit. Efekti i punonjësit të shtuar. Produktiviteti i tregut të burrit bie të paktën përkohësisht.

Rënia në produktivitetin e tregut të tij, relativisht me produktivitetin e tij në punët e shtëpisë e bën atë më të pëlqyeshme që familja do të gjej përfitime prej tij prej angazhimit në prodhimin shtëpiak. Paga e gruas së tij që mund të fitoj në punën e paguar nuk është prekur, familja mund të vendosë që të provojë të ruajë nivelin e tyre të dobisë si më parë. Kështu ajo do të kërkojë treg pune dhe ai do ta zëvendësojë atë për prodhimin shtëpiak aq gjatë sa recesioni të kalojë. Ai mund të mbajë një anëtar të forcës së punës si një punëtor të papunë që është duke pritur thirrjen dhe sapo ajo fillon të kërkojë punë, ajo bëhet një anëtar i shtuar i forcës së punës. Kështu në përballjen e të ardhurave të rëna të familjes, numri i anëtarëve të familjes që kërkojnë punë tregu mund rritet. Kjo përgjigje potenciale është e ngjashme me efektin e të ardhurave; sapo të ardhurat e familjes bien, më pak mallra konsumi konsumohen dhe më pak kohë shpenzohet në konsumin e kapur prej më shumë orëve të dëshiruara të punës për t’u paguar.

Efekti i punonjësit të shkurajuar. Ne jemi duke kërkuar pagën e një të papuni, mund të presim ta marrim kur e kërkojmë punën. Kjo pagë e pritshme vërehet me E(Ë) =pË ku p është probabiliteti i të fituarit të një pune kur je i papunë. E(Ë) – është kostoja oportune e të qëndruarit në shtëpi. Vlefshmëria e reduktuar e punëve, që ndodhin kur vlera e papunësisë rritet shkakton pagën e pritshme pa punë që të bjerë shpejtë për dy arsye.
- Një tejkalim i ofertës së punës mbi kërkesën tenton të ulë pagën reale gjatë recesionit.
- Shanset e marrjes në punë gjatë recesionit bien. Kështu që edhe Ë edhe po bien duke shkaktuar rënie të E(Ë)
Duke vërejtur efektin e zëvendësimit që shoqëron një pagë të pritshme të ulur, disa kanë argumentuar që njerëzit që janë duke kërkuar punë janë të shkurajuar në një recesion dhe tentojnë të mbeten pa punë. Kërkimi i punës ka një pagë të pritshme të ulët për ata që kanë vendosur të harxhojnë kohën në shtëpi është më produktive të shpenzojnë në shtëpi se sa të shpenzojnë duke kërkuar punë. Reduktimi i forcës së punës që shoqërohet me shkurajimin e punonjësve është një forcë pune kundrejt efektit të punonjësve shtesë, pikërisht si efekt zëvendësimi i punëve kundrejt efektit të të ardhurave.

Cili efekt dominon? Janë të mundshme të dy efektet të bashkekzistojnë, sepse punonjësit e shtuar dhe të shkurajuar do të jenë grupe të ndryshme njerëzish. Cili grup predominon megjithatë është pyetje e rëndësishme. Nëse forca e punës është fryrë nga punonjësit e shtuar gjatë një recesioni, vlera e papunësisë do të duket si e fryrë. Pra punonjësit janë të shkurajuar dhe dalin nga tregu i punës pasi kanë qenë të papunë, rënia në njerëzit që kërkojnë punë do të ulë vlerën e papunësisë. Njohuritë se cili efekt predominon është e nevojshme të kihet kujdes në konkluzionet rreth gjendjes aktuale të tregut të punës duke u nisur nga vlera e papunësisë. Ne e dimë që efekti i punonjësit të shtuar ekziston, megjithëse ai tenton të jetë i vogël. Efekti i punonjësit të shtuar është i kufizuar tek disa familje , shtylla e vetme e së cilës humbet punën dhe ka disa rezultate që ajo mund të jetë e reduktuar nga prezenca e përfitimit të sigurimit të papunësisë. Nga ana tjetër sa më shumë gra vijojnë e punësohen ky efekt ka tendencë të bjerë dhe bëhet i kufizuar vetëm tek të rinjtë. Në kontrast rënia në pagat reale të pritshme ndodh pothuajse në çdo shtëpi dhe se efekti i zëvendësimit është relativisht i fortë për gratë e martuara.
Papunësia e fshehur.
Dominanca e efektit të punonjësve të shkurajuar krijon papunësinë e fshehur, e cila nuk është gjë tjetër vetëm njerëzit të cilët janë të papunë, u pëlqen të punojnë, por që besojnë se punët janë aq të rralla sa kërkimi për një punë është pa asnjë përdorim. Për faktin se ata nuk kërkojnë punë ata nuk janë të llogaritur si të papunë në statistikat qeveritare.
Aspektet e ciklit të jetës së ofertës së punës
Për shkak se produktiviteti i tregut i shprehur nëpërmjet pagës dhe produktiviteti i punëve të shtëpisë ndryshojnë sipas ciklit atëherë njerëzit ndryshojnë orët që ata i ofrojnë për tregun e punës gjatë jetës së tyre. Në vitet e para më pak orë i kushtohen punës së paguar në raport me vitet e tjera dhe më shumë i kushtohen shkollimit. Në vitet e fundit të jetës njerëzit tërhiqen plotësisht ose pjesërisht megjithatë edhe kjo në mosha të ndryshme. Në moshën 25-60 vjeç burrat janë në punë pothuaj të vazhdueshme. Ndryshe ndodh me gratë, të cilat pas martesës tërheqin një pjesë të madhe të kohës me lindjen dhe rritjen e fëmijëve dhe për pasojë ato kanë një reduktim në fillim të kësaj periudhe dhe rritet me rritjen e fëmijëve prezenca e tyre në punën e tregut.
Efekti i zëvendësimit dhe kur duhet të punoni gjatë jetës
Vendimi i përbashkët rreth punëve shtëpiake dhe tregut, përfshijnë krahasimin e produktivitetit të punës së tyre dhe shtëpi të dy partnerëve, duke vendosur se kur duhet të punojnë gjatë jetës, e cila përfshin krahasimin e produktivitetit të tregut dhe shtëpisë. Ideja kryesore këtu është që njerëzit tentojnë të realizojnë më shumë punë tregu kur aftësitë e tyre fituese janë relativisht më të larta nga produktiviteti i punëve të shtëpisë, dhe anasjelltas. Le të marrim një punonjës hoteli në qytetin e Vlorës, i cili të ardhurat e tij vjetore janë 1,000,000 lekë. Ai e dini se në muajt e verës të ardhurat e tij potenciale janë dy herë më të larta se në periudhën e dimrit. Për atë racionale do të ishte që pushimet vjetore ti kryente në dimër dhe jo në behar, kjo do të thotë ndryshe që kostoja oportune në behar është më e lartë se sa ajo dimër. Por nëse ai pret fëmijët që vijnë nga jashtë për të pushuar në korrik me të kjo do të thotë që ai duhet të krahasoj produktivitetin e punëve në shtëpi, i cili në këtë rast bëhet edhe më i madh në korrik. Kështu që ai duhet të vendosë duke peshuar kostot. Vendime të tilla mund të kryhen për periudha të gjata të kohës me bazë viti. Nëse punonjësit marrin vendime të ofertës së punës me ciklin e jetës në mëndje ata do të reagojnë në mënyra të ndryshme për ndryshimet e pritshme dhe papritshme të pagave. Ndryshimi i pagës së pritshme do të gjenerojë vetëm një efekt zëvendësimi, sepse pasuria gjatë jetës nuk ndryshon. Ndryshimet e pagës së papritshme do të realizojë ndryshime të ndryshojë ato dhe do të detyrojë të shohin rivlerësimet e pasurisë. Ky ndryshim do ti ketë të dy efektet, atë të zëvendësimit dhe të të ardhurave.






















