Pas një mbledhjeje maratonë të dominuar nga sulmet ndaj SPAK dhe drejtësisë, Kryeministri Rama vendosi në mbrëmje të shkarkojë nga kabineti i tij Belinda Ballukun, si zv. kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës dhe Energjetikës si dhe të bëjë 7 ndryshime në qeveri me 4 hyrje të reja jashtë kabinetit
Hapet rruga për arrestimin e Ballukut, kabineti qeveritar në rrokadë me 7 ndryshime
Kryeministri Rama ka shkarkuar Belinda Ballukun si zv.kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës dhe Energjetikës
Ndryshimet e qeverisë janë vazhdim i një spastrimi që po u bëhet njerëzve të Gramoz Ruçit. Misioni për të shkërmoqur PS filloi pikërisht në 2008-ën dhe duke se po finalizohet totalisht nga vlerat e së majtës shqiptare me Rilindjen me ndryshimet organizative të partisë dhe ministrive të linjës.
Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime të kabinetit qeveritar, duke shkarkuar Belinda Ballukun nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, pasi është nën hetim nga SPAK. Pas kërkesave të SPAK, vendimit të Gjykatës Kushtetuese, presionit ndërkombëtar, duke se kanë ndikuar që Edi Rama të bëj disa ndryshimin në kabinetin qeveritar, ku vendin e Ballukut do ta marrë Albana Koçiu.
Ish-ambasadori Ferit Hoxha u emërua Ministër i Punëve të Jashtme, duke marr karrigen e Elisa Spiropalit.
Besfort Lamallari është larguar si ministër i Drejtësisë dhe është emëruar në postin e minsitrit të Brendshëm, ndërsa Toni Gogu emërohet në krye të Ministrisë së Drejtësisë.
Erjona Ismaili është emëruar ministre për Marrdhëniet me Parlamentin.
Ndërkohë që Ministër i Infrastrukturës dhe Energjetikës, post i mbajtur deri më tani nga Belinda Balluku emërohet Enea Karakaçi.
Ndryshimet prekin disa prej posteve kryesore të qeverisë dhe hyjnë në fuqi pas miratimit të procedurave përkatëse.
Ndryshimet në Qeveri:
Albana Koçiu zv.kryeministre-zëvendëson Belinda Ballukun.
Besfort Lamallari Minister i Brendshëm- zëvendëson Albana Koçiun.
Toni Gogu ministër Drejtësie- zëvendëson Besfort Lamallarin.
Ferit Hoxha minister i Jashtem- ikën Elisa Spiropali.
Enea Karakaçi ministër Infrastrukture dhe Energjitike-zëvendëson Belinda Ballukun.
Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes- ikën Pirro Vengu.
Eriona Ismaili ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin-zëvendëson Toni Gogun.
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Rama: Do të pres raportin e Këshillit të Mandateve
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste këtë të enjte është mbledhur në Pallatin e Brigadave që prej orës 11:00, ku u prit të mbante edhe qëndrim lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e zëvendëskryeministres, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.Vetë Balluku nuk ishte e pranishme në mbledhjen e grupit socialist.
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij 100 minuta para qeverisë dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste tha se ka refuzuar tre herë dorëheqjen e Belinda Ballukut, të cilën SPAK kërkon ta arrestojë.
Rama shpjegoi se për këtë çështje do të presë raportin e Këshillit të Mandateve, ndërsa shtoi se qeveria nuk mund të futet në vallen e dorëheqjeve kur ngrihet një akuzë.
“Nuk do të merrem me procesin që ka nisur në Kuvend se do të pres raportin e Këshillit të Mandateve. Por dua të ndaj me ju, diçka që e kam thënë pa praninë e publikut. Balluku ma ka dorëzuar dorëheqjen tre herë, që kur iu ngrit akuza, jo për korrupsion. Ndërkohë që tenxheret bëjnë llogaritë duke marrë shumat për të ndërtuar veprat, akuza nuk është për korrupsion, por për pabarazi në tenderë, pastaj ma ka sjellë me shkrim kur u bë pezullimi dhe pastaj edhe njëherë kur u ripezullua nga mosvendimi i Gjykatës Kushtetuese. Kam bindjen që në këtë fazë revolucionare, kur ndryshe nga vendet me drejtësi, në Shqipëri drejtësia sapo ka nisur ta shijojë pavarësinë, nuk mund të futemi në vallen e dorëheqjeve kur ngrihet një akuzë. Ne bëjmë punën tonë, drejtësia të vetën. E di praktikën europianë të dorëheqjes morale, por sot në Shqipëri kur përmes SPAK, drejtësia ka nisur të bëjë një shërbim të pamohueshëm për vendin dhe po bën dëm serioz kolateral për administratën, duke e përmbysur parimin e prezumimit të pafajësisë, mekanizmi i qeverisë së vendit nuk mund të ç’kurdiset kur prokuroria ngre një akuzë”, deklaroi Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se pezullimi i zëvendëskryeministres Belinda Balluku ka ndodhur pa gjyq, si në asnjë vend të botës. Ndërsa vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mënyrën sesi parlamenti ka vendosur ndarjen e komisioneve parlamentare, Rama e cilësoi si ndërhyrje në territorin legjislativ.



















