Basha takim me të rinjtë: Dhjetëra socialistë janë mllefosur, kanë mbetur jashtë tepsisë së ‘Rilindjes’

175
Sigal

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim me studentë të ekonomikut, ku diskutoi rreth problemeve të tyre, por edhe situatën ekonomike ku ndodhet vendi.

Sipas kryeopozitarit, nuk mund të vazhdohet më kështu, ndërsa shtoi se ka takuar “dhjetëra socialistë nëpër Shqipëri të cilët janë të mllefosuar, jashtë tepsisë së ‘Rilindjes’”.

“Jemi vendi i fundit në investimet në ekonomi, shëndetësi. A mund të vazhdohet kështu? As edhe një ditë të vetme. Dhe për këtë janë të vetëdijshëm edhe socialistët. Kam takuar dhjetëra socialistë nëpër Shqipëri të cilët janë të mllefosuar, jashtë tepsisë së “Rilindjes”. Pra një reformë e qeverisjes do të sjellë ri-dimensionimin. Taksat duhet të shkojnë për të nxitur ekonominë”, u shpreh kreu i opozitës Lulzim Basha.