Xhaferri: Ata që sulmuan SPAK-un për llogari të Veliajt, sot, me urdhër të Ramës, po e varin Lalin në pemën që mbollën në nder të drejtësisë së re!

Nga Besart Xhaferri/

Me demokratët dhe qytetarët e këtij vendi kemi dalë në 46 protesta radhazi përpara Bashkisë së Tiranës, pasi ishim të bindur se Erion Veliaj, vrasësi i Ardit Gjoklajt dhe bashkëaksioner me Ramën në kullat e drogës në Tiranë dhe në inceneratorin e Tiranës, nuk e kishte vendin në atë Bashki, por në qeli.

NOA

Ata që Erion Veliaj i futi në listat e këshilltarëve të Bashkisë dhe që për Erion Veliajn dolën dhe rrethuan SPAK-un me urdhër të Edi Ramës, sot po e varin Veliajn në njërën nga pemët e korrupsionit që vetë ai e ka mbjellë në prani të qindra kamerave.

Për të kuptuar që Erion Veliaj është kurbani i radhës, mjafton të kujtojmë se kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi, qëndroi 11 muaj jashtë zyrës dhe qeveria nuk kërkoi shkarkimin e tij, ndërsa për Erion Veliajn u ndoq një standard tjetër.

Nesër, ata njerëz që Veliaj i ka emëruar këshilltarë të Bashkisë së Tiranës do t’i kërkojnë Këshillit të Ministrave shkarkimin e Erion Veliajt.

Erion Veliaj ka mundësinë të bëhet i penduar dhe të ekspozojë Edi Ramën si “narkoarkitektin” që ka marrë përsipër të pastrojë, me firmën e tij, paratë e karteleve serbe dhe malazeze të drogës.