Basha komenton seancën e Kuvendit nga SHBA: Shteti ka rënë

391
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Shtetet e Bashkuara, ku ndodhet për një vizitë komentoi përmes një postimi në Facebook seancën parlamentare të kësaj të enjteje.
Sipas Bashës, shtet ka rënë, pasi parlamenti dhe qeveria kontrollohet nga krimi.
“Seanca e sotme dëshmoi kontrollin që ka krimi mbi parlamentin dhe qeverisjen. Edhe kur, për pazare parash e pushteti, drejtuesit e koalicionit të Edi Ramës filluan të zihen e të shantazhojnë njëri-tjetrin, krimi i bëri bashkë dhe i vuri në rresht për të votuar pa naze përfaqësuesin e krimit në krye të Ministrisë së Brendshme.
Tani edhe marrëdhëniet e koalicionit qeverisës i kontrollon dhe i vendos krimi i organizuar. Shteti ka rënë. Radhën tani e kanë zgjedhjet, procesi i fundit politik që synon të kontrollojë krimi i organizuar. Por kjo nuk do të ndodhë: populli i bashkuar është më i fortë se krimi dhe veglat e tij në politikë”, shkruan Basha.
Sigal