Koço Kokëdhima: Edi Rama ka uzurpuar shtetin, është dështim total, e gjithë jeta e tij politike është një gënjeshtër

264
Sigal

Koço Kokëdhima, dikur bashkëpunëtori më i ngushtë i Edi Ramës, dje deklaroi se Partia Socialiste ka dështuar të udhëheqë Shqipërinë në këto tetë vite dhe është shndërruar në një parti pa standarde dhe pa transparencë. Reagimi i Koço Kokëdhimës: Kam qenë deputet i PS për 30 muaj dhe kam shumë informacion për PS, siç kam edhe për parti të tjera sepse nuk mbetet gjë pa u marrë vesh në këtë vend të vogël. PS dështoi të udhëheqë Shqipërinë në një rrugë zhvilluese dhe t’i jepte Shqipërisë atë që meritonte. PS është shndërruar në një parti pa standarte dhe nuk ka transparencë dhe nuk përfaqëson popullin. Nuk mund të ketë qeverisje demokratike me parti autokratike. Nuk ka asnjë shans PS të përmirësojë ndonjë gjë. Tashmë është një parti e kapur dhe nuk i shërben Shqipërisë dhe shqiptarëve. Këto parti e kanë mbyllur sistemin, kanë uzurpuar sistemin, shtetin. Rama për shumë vite ishte djalë trendi dhe i paparashikueshëm, solli risi në komunikim me publikun dhe Shqipëria e përkrahu, e përkrahu për nevojat e saj që të ndryshonte politika dhe shteti të modernizohej. Rama është dështim total, e gjithë jeta e tij në politikë është një gënjeshtër.