Klevi Pojana: Ndryshimi nuk do të jetë vetëm rotacion, por sundim i së mirës mbi të keqen

250
Sigal

Kandidati i LSI në Tiranë, Klevi Pojana ka zhvilluar sot takime me të rinjtë në kryeqytet. Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, Pojana shprehet se 25 prilli nuk është një betejë politike, por një luftë për të ardhmen e vendit.

“Nuk ka ndalim! Kjo nuk është thjesht një betejë politike, kjo është një ‘luftë’ për të fituar të ardhmen që Shqipëria meriton! Çdo ditë pranë qytetarëve duke dëgjuar shqetësimet e tyre!”,- shkruan Pojana në mesazhin e tij.

Mesazhi i tij i plotë:

Nuk ka ndalim
Kjo nuk është thjesht një betejë politike, kjo është një ‘luftë’ për të fituar të ardhmen që Shqipëria meriton!
Çdo ditë pranë qytetarëve duke dëgjuar shqetësimet e tyre!
Ndryshimi nuk do të jetë vetëm rotacion, por sundim i së mirës mbi të keqen, sundim i ligjit mbi paligjshmërinë, sundim i forcës së arsyes mbi arsyen e forcës.
Shqipëria meriton më shumë!
Bashkë ia dalim!
Mbështet rininë, mbështet progresin!
Voto #LSI
Voto #KleviPojana_9