Klajda Gjosha e ka cilësuar dërgimin për opinion të Paketës Anti- Shpifje në Komisionin e Venecias nga Asambleja Parlamentare e Këshillit Europian si një gjë të rëndë për Shqipërinë dhe i bën thirrje qeverisë të tërhiqet nga ky ligj.
Ish- ministrja e Integrimit e LSI thotë se KiE jo vetëm nuk bie dakort me heqjen e lirisë së fjalës por as nuk e pranon një lider diktatorial.
Sipas saj Paketa Anti- Shpifje cënon themelin e demokracisë dhe diskrediton Shqipërinë.
STATUSI I KLAJDA GJOSHËS
Komiteti i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit Europës dërgon në Komisionin e Venecias ‘Paketën Anti-Shpifje’.
Një akt që tregon qartë jo vetëm mos dakordësinë e tyre me heqjen e fjalës së lirë por edhe mos pranimin e një lideri me tipare diktatoriale!
Kjo është e rëndë për Shqipërinë, imazhin e saj, cënimin e themelit të demokracisë dhe rëndon pozitën e Shqipërisë si kryesuese të OSBE.
Papajtueshmëria e Këshillit të Europës me shkeljen të drejtës themelore të njeriut, lirinë e shprehjes, është një aktqë duhet vlerësuar dhe përshëndetur. Qeveria duhet të tërhiqet në mënyrë të menjëherëshme nga ky vendim i shëmtuar për të miratuar një paketë presioni dhe ushtrimi frike, që e diskretiton Shqipërinë dhe rrëzon saktificën e brezave për të fituar demokracinë!
