Ledio Braho: Komisioni hetimor për Metën është i përshpejtuar

241
Av.Ledio Braho
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Shkarkimi i Metës ishte i pritshëm, qysh kur u mor në prill nga 49 deputetë, sepse Kuvendi qysh me daljen e opozitës, i ka dhënë votat kundrejt PS-së. Këtë gjë e kemi parë edhe në ndryshimin Kushtetutës në mënyrë të njëanshme pa një konsensus. Ajo që mbetet për t’u interpretuar është se vendimi është për fillimin e komisionit apo për përfundimin e tij. Kjo bëhet se dihet se në kushte tranzicioni të parlamentit mund të bëhen veprime politike. Besoj se në Gjykatën Kushtetuese Presidenti duhet të kapet edhe me pjesën e procedurës. Vetë Presidenti është njoftuar në datën 4 maj për t’u paraqitur në komision dhe ka kërkuar që të jetë i pranishëm në datën 10 maj për shkak të agjendave që ka pasur. Ndërkohë, që ky komision hetimor e dinte se kjo datë është tej afatit 4 muaj, ka ndërmarrë një procedurë të përshpejtuar, duke cenuar edhe besueshmërinë kushtetuese të kësaj nisme. Ishte e drejta e Presidentit që të dëgjohet, por kjo është bërë për të kapur ato afatet teknike që përmendëm. Mendoj se Gjykata Kushtetuese ka mundësinë që të japë një vendimmarrje, por për këtë duhet 5 vota dhe momentalisht kjo gjykatë ka vetëm 7 anëtarë. Në momentin, që nuk arrihet një numër i tillë votash, shfuqizohet vendimi i Kuvendit.