Xhaferri: Rezoluta urgjente e grupit parlamentar më të madh të Parlamentit të Evropës, Partive Popullore Evropiane, i gris pasaportën evropiane Edvin Noriegës!

40
Sigal

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka reaguar pas miratimit të një rezolute urgjente nga Partitë Popullore Evropiane (PPE), grupimi më i madh në Parlamentin Europian. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhaferri deklaron se kjo rezolutë është një akt që “i gris pasaportën europiane Edvin Noriegës”.

Rezoluta, e miratuar gjatë samitit të PPE në Valencia të Spanjës, shpreh shqetësim të thellë për kapjen e shtetit në Shqipëri, implementimin e Manualit 184 dhe përpjekjet për të manipuluar zgjedhjet e 11 majit. PPE i bën thirrje Bashkimit Europian, OSBE-së dhe Këshillit të Europës të ndalojnë blerjen e votës dhe abuzimin me fondet publike, ndërsa denoncon presionin ndaj opozitës dhe shkatërrimin e pluralizmit mediatik.

Në fund të reagimit të tij, Xhaferri u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të dalin masivisht në votime më 11 maj, duke e cilësuar votën si “ilaçin e vetëm kundër skenarëve kriminalë të tjetërsimit të vullnetit të popullit”.

 

Postimi i plotë:

Në samitin e mbajtur në Valencia të Spanjës, PPE, bashkimi më i madh i partive politike në Evropë ku bën pjese CDU dhe Forza Italia, ka miratuar një rezolutë të jashtëzakonshme për Shqipërinë, ku ngre alarmin për implementimin e Manualit 184, kapjen totale të shtetit dhe degradimin e standardeve demokratike nën qeverisjen e Edi Ramës, që po tenton të finalizojë masakrën e radhës zgjedhore në 11 Maj.

PPE i bën apel Bashkimit Evropian të kthejë urgjentisht sytë nga Shqipëria, pasi drejtësia e re, një investim i Bashkimit Evropian dhe SHBA, është kthyer në një mashë në dorë të Edi Ramës për asgjësimin e pluralizmit në vend.

Kjo rezolutë e miratuar në PPE, ekspozon Narkoshtetin që e kanë pikturuar mediet ndërkombëtare dhe agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere në Evropë.

Rezoluta u bën thirrje gjithashtu BE-së, OSBE-së dhe Këshillit të Evropës që të kërkojnë ndërprerjen e blerjes së votës dhe abuzimit me fondet publike.

Nga ana tjetër PPE shpreh shqetësimin për veprimet e vazhdueshme ligjore dhe presionin ndaj liderëve të opozitës, deputetëve dhe kryetarëve të bashkive, teksa evidenton se pluralizmi mediatik është në mëshirë të inceneratorëve.

Në 11 Maj ftoj qytetarët shqiptar të dalin masivisht në votime pasi vetëm vota masive është ilaç kundër skenareve kriminale të tjetërsimit të votës.