Kërpaci: Rinia shqiptare duhet të jetë nesër në protestë për veten, familjen dhe për vendin!

107
Sigal

Rinia shqiptare duhet të jetë nesër në protestë për veten, familjen dhe për vendin!

Çdo i ri dhe e re, që synon një jetë me dinjitet dhe mundësi në Shqipëri, vendin e ka nesër në Tiranë, për t’i thënë lirisht e me zë të lartë ato që të gjithë i mendojnë dhe i flasin në komunitetet e tyre.

Çdo i ri dhe e re, që punën, arsimin, ekonominë, kushtet e jetesës i ka të pamjaftueshme, është koha të kërkojë me ngulm më shumë!

Shpopullimi dhe nënshtrimi nuk mund të jenë e ardhmja për Shqipërinë me rininë më të talentuar.

Vendi ynë sot mbahet peng nga një kryeministër dhe qeveri që synon pasurimin e një grushti njerëzish pa u kujdesur për vuajtjen ekonomike e sociale të shoqërisë.

Ndaj të gjithë nesër në Protestë, ⏰ 12.00,📍Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Është koha që gjenerata e re, ta bëjë Tiranën zyrtare të kthehet me këmbë në tokë.

Kush pajtohet me autokracinë, ka hequr dorë nga e drejta e tij për një jetë me dinjitet!