Kejdi Mehmetaj: Plani ynë është i qartë, edukim cilësor për familje të shëndetshme

460
Kandidatja për deputete në qarkun e Tiranës, Kejdi Mehmetaj ka qenë e pranishme në një takim me të rinjtë e Njësisë Administrative nr. 2 të kryeqytetit ku u diskutua për programin e LSI-së për rininë dhe arsimin.

Kandidatja për deputete e LSI-së, Kejdi Mehmetaj u shpreh se LSI ka një program konkret i cili mbështet fuqishëm të rinjve në arsimim dhe në punësim

“Plani ynë është i qartë, është konkret: edukim cilësor për familje të shëndetshme, punë të mirëpaguara dhe dinjitoze për të rinjtë dhe të gjithë shqiptarët dhe më shumë mirëqenie. Por asnjëra nga këto nuk bëhet në qoftë se ajo që na udhëheq është kokëfortësia apo arroganca. Prandaj ne sot japim modelin e vetëm atë të thjeshtësisë për të ecur përpara”, – u shpreh Kejdi Mehmetaj.
Sigal