Ambasadorja Hohmann tregon pse BE anuloi grantin 28 mln euro për Portin e Durrësit: Kur ka ndryshime kushtesh, tërhiqemi.

144
Sigal

Bashkimi Europian ka anuluar 28 milionë euro, që ishte vënë në dispozicion nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, me qëllim rikonstruksionin e Kalatave 1 & 2, në Terminalin Perëndimor të Portit të Durrësit. Vendimi vjen në një kohë kur qeveria po kalon në mënyrë të përshpejtuar në parlament projektin e ri për transformimin e portit. Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann, nga Shkodra tha se kur ka ndryshim të kushteve të investimit, ndryshim të dhënies të granteve të investimit, atëherë kjo anulohet. “Është një përgjigje shumë e thjeshtë, ajo që dhamë edhe disa ditë më parë, sa herë që ka ndryshim të kushteve të investimit, ndryshim të dhënies të granteve të investimit, atëherë kjo anulohet. Kjo nuk do të thotë se ne nuk jemi në komunikim për të kuptuar se ku mund të jenë investimet për t’u bërë”.