Kastriot Islami: Listat e hapura janë mashtrim. Rama do vendosë deputetë të njëjtët kukulla dhe kriminelë

277
Sigal

Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami i ftuar në Fax News ka deklaruar se listat e hapura janë një mashtrim që PS po u bën qytetarëve. Sipas tij ajo që është prezantuar nuk është gjë tjetër veçse mënyrë për të penguar koalicionet parazgjedhore. “E para që qytetarët me siguri nëse do të vazhdohet me këtë rrugë me injorancën e Edi Ramës dhe më këlyshët e zagarët që mban afër, duke thënë që listat janë të hapura, do të shikojnë përsëri në Kuvend të njëjtët deputetë kukulla, oligarkë, dhe kriminelë të urryer prej tyre dhe të neveritshëm dhe të imponuar me mashtrime e injorancë nga vetë Edi Rama”,- tha Islami.

Ish-deputeti socialist e cilësoi si manipulim propozimin e PS për hapjen e listave. “Është një mashtrim i madh që po u bëhet shqiptarëve që kanë kërkuar të kenë ndryshim thelbësor të procesit zgjedhor. Duke hapur listat. Po prishet koalicionet që quhen të përbëra dhe gjithë kjo histori është bërë nga Edi Rama që është bërë i neveritshëm. Dhe e dyta, të pengojë opozitën nëpërmjet prishjes së koalicioneve. Këtu kemi arritur nëpërmjet një Këshilli Politik. Ndryshimi është bërë i njëanshëm pa pjesëmarrjen e opozitës. Ndryshimi është bërë në shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit. Është një shkelje e rëndë e rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Është një shkelje shumë e rëndë e Kushtetutës. Në fund fare është një shkelje që bëhen ndryshime kushtetues enë një parlament ilegjitim me 122 deputetë”,- tha Islami.

Islami thekson se formula e socialistëve nuk është për lista të hapura, pavarësisht se është propozuar si e tillë. Siç thekson ai, është sërish Rama që do të rendisë deputetët e tij. “Procedura është bërë e njëanshme. Ka bërë një propozim, praktikisht nëpërmjet kësaj ndodh që kryetari i partisë cakton parë renditjen e kandidatëve. Rama do të rendisë të 11 deputetë e tij në Shkodër. E zëmë se në Shkodër do marrë pjesë 50% e popullsisë dhe Rama fiton 5. Dhe nëse deputeti i gjashtë nuk merre 12 mijë vota e një ai nuk zgjidhet. Një burrë nuk e heq një grua. Duhet një grua që të marrë më shumë vota. Ka një hile, votuesit i janë dhënë 3 mënyra votimi. Kur voton 2 kandidatë ai nuk zhvendos sepse votat nuk i kalojnë kandidatit. Kjo është një listë e ngrirë, e vendosur nga kryetari i partisë dhe është shumë e vështirë në terren që kjo të ndodh”, shprehet Islami.