Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës, në pranga shqiptari. Si e fshehën lëndën narkotike në ngarkesën me biskota

304
Sigal

Një rrjet i trafikut të drogës mes Spanjës e Greqisë, ku në pranga ka rënë edhe një shqiptar.

Mediat greke shkruajnë se operacioni u zhvillua në zonën e Maratonës në Athinë, ndërsa u sekuestruan 122 kilogramë e 590 gramë marijuanë si dhe 970 euro.

Droga ishte e ndarë në dy furgonë, ku njëri kishte një drejtues shtetas grek 63 vjeç, ndërsa tjetri një drejtues shqiptar 29 vjeç.

Droga ishte sjellë 63-vjeçari nga Spanja, përmes portit të Igumenicës, e fshehur mes ngarkesave me biskota dhe patatina.

Lënda narkotike kishte një vlerë që në treg shkon në 700 mijë euro.