Opozita kërkon mbledhjen e Këshillit Politik nesër

264
Sigal

Opozita e Bashkuar kërkon mbledhjen nesër të Këshillit Politik. Përfaqësuesit e opozitës në tryezën e bisedimeve, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kërkojnë që mbledhja të mbahet nesër në orën 12:00.

Opozita e Bashkuar kërkon mbledhjen nesër të Këshillit Politik

Te nderuar kolege,

Ne vijim te mbledhjes se dites se premte, dt. 18.09.2020, kerkojme mbledhjen e Keshillit Politik per neser, e marte dt. 22.09.2020, per ne ora 12.00.

Me respekt,

Oerd Bylykbashi

Petrit Vasili”, thuhet në deklaratë.

Mbledhja e fundit e Këshillit Politik ishte ditën e premte. Duket se çështja e listave ka sjellë sërish ngërç në tryezën politike.