Nis sot Kongresi i Partisë Socialiste

486
Sot në orën 10:00 pritet të nisë punimet Kongresi i Partisë Socialiste. Sipas rendit të ditës që mundet edhe të pësojë ndryshime i pari do ta marrë fjalën Kreu i PS, Edi Rama, më pas Kreu i grupit të deputetëve socialistë Gramoz Ruçi do të prezantojë një raport mbi ecurinë dhe rezultatet e fushatës së antarësime në PS. Veprimtarinë mes dy kongreseve do ta paraqesë Komisioni i Garancive Statutore në këtë parti.
Pas pyetjeve dhe diskutimeve, pikë e pestë e rendit të ditës janë ndryshimet në statut dhe në fund zgjedhja e drejtuesve të organeve qendrore të PS.
Giani Pitella dhe Massimo Da Lema së bashku me të ftuar të tjerë ndërkombëtarë do të përshëndesin punimet e Kongresit, ndërsa Mateo Renzi, Martin Shultz, Toni Blair dhe Johanes Svoboda do të jenë të pranishëm nëpërmjet video mesazheve. 1500 delegatë janë ftuar të marrin pjesë në kongresin e Partisë Socialiste do të votojnë statutin e ri dhe anëtarët e asamblesë. Ndërkohë të dielën po ne Pallat Kongreseve hapen zgjedhjet per forumin rinore eurosocialist, për strukturat dhe kryetarin. Pika 6 dhe e fundit e rendit të ditës, parashikon zgjedhjet e organeve qendrore drejtuese të PS-së ku pritet të përqendrojnë të gjithë debatin se si do të veprohet për kryetarin e partisë.
Sigal