Endrit Braimllari: Më 25 prill kthejmë të rinjtë në vend

180
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari vijoi edhe këtë të premte fushatën e takimeve elektorale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit në Qarkun e Korçës, ku ai është caktuar edhe si drejtues i fushatës në këtë zonë.

Gjatë ditës së djeshme ai u ndal në Sovjan të Maliqit, ku siç thotë ai, të rinjtë e kësaj zone janë larguar nga vendi si të papunë dhe të pashpresë në vendin e tyre si pasojë e keqqeverisjes nga Edi Rama. Ndaj thotë ai përmes rrjeteve sociale, më 25 prill duhet të votohet për të kthyer të rinjtë në vend, teksa premton se qeveria e re do të hapë vende të reja pune dhe do të kthejë shpresën për të bërë Shqipërinë, siç thotë ai, shtëpinë tonë.

Me Klajdin në Sovjan të Maliqit.

Të rinjtë janë larguar nga Sovjani të papunë dhe të pashpresë nga një qeveri klienteliste. Listat e borxheve për qytetarët vetëm shtohen nga varfëria në të cilën ka hyrë vendi.

Në 25 Prill kthejmë të rinjtë në vend, hapim vende të reja pune dhe kthejmë shpresën për të bërë Shqipërinë Shtëpinë Tonë”, shprehet përmes rrjeteve sociale Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.