“Karantina për emigrantët ka pasur qëllim politik”, LSI kërkon shpalljen e pavleshmërisë së zgjedhjeve në Korçë dhe Vlorë

208
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar dy ankimime të reja në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Ditën e sotme, kjo parti ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Korçës dhe Vlorës.

Në ankimimin e bërë nga LSI në KAS, partia pretendon shkelje me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për karantinën 14-ditore disa ditë para zgjedhjeve për qytetarët që futen nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

“Statistikat e pjesëmarrjes, referuar faqes zyrtare on line të KQ, janë tregues mjaft i qartë se përse Urdhëri i Ministrit të Shëndetësisë  më datë 19.04.2021, ka pasur qëllim të godasë politikisht drejtpëdrejt subjektin zgjedhor Lëvizja Socialiste për Integrim,” shkruhet në dokumentin për Vlorën.

LSI kërkon që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet për këtë qark, por edhe për qarkun e Korçës, si dhe shtron kërkesën për ripërsëritjen e zgjedhjeve.