Greqia hap sezonin veror në 15 maj, fut në përdorim “Pasaportën e Gjelbër”

183
Sigal

Autoritetet greke kanë njoftuar ditën e sotme se Greqia më në fund është gati të hap zyrtarisht sezonin veror më 15 maj.

Mediat njoftojën gjithashtu se Greqia në kuadër të sigurisë së masave ndaj COVID-19 do të fus në funksion “Pasaportë e Gjelbër” e cila sigurohet nga vizitorët 48 orë para mbërritjes.

“Pasaporta e Gjelbër” do të hyjë në fuqi nga 1 qershori dhe autoritetet greke duan të modernizojnë procesin e inspektimit të plazheve dhe të shmangin bllokimet në aeroporte ose pikat kufitare.

Kjo pasaportë do të tregojnë nëse personat janë vaksinuar, apo nëse janë sëmurë nga koronavirusi së paku 20 ditë para mbërritjes së tyre, duke treguar një test negativ PCR-je apo antigen-i.

Mediat greke raportojnë se vendet që do të përfshihen në programin e “Pasaportës së Gjelbër” janë: Franca, Malta, Islanda, Holanda, Suedia, Estonia, Letonia, Lituania, Kroacia, Bullgaria, Greqia, Sllovenia, Gjermania, Republika Çeke, Rumania, Qipro, Spanja, Italia, Polonia, Portugalia, Danimarka, Hungaria, Luksemburgu, Finlanda, Belgjika, Irlanda, Sllovakia, Lihtenshtejn, dhe Norvegjia.

Përveç këtyre vendeve, Greqia do të pranojë gjithashtu vizitorë nga Kina dhe Rusia dhe ata të vaksinuar me vaksinat kineze dhe ruse, përveç katër vaksinave të përdorura në vend dhe botën perëndimore (AstraZeneca, Johnson & Johnson, Moderna dhe Pfizer).