Ministrja Evis Kushi në konferencën Anti-Doping: Sportistët, ambasadorët tanë më të mirë. T’i nxisim për gara të ndershme dhe meritokraci

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi bën me dije se ka marrë pjesë në një tryezë konsultative virtuale me përfaqësues të Këshillit të Evropës dhe Agjencisë Botërore Anti-Doping.

Në këtë takim të parë, ajo shprehet se është diskutuar gjerësisht për përmirësimin e mëtejshëm të programit Anti-Doping në Shqipëri, për të qenë plotësisht në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare.

NOA

Ministrja Kushi nënvizon se “ne kemi shumë sportistë të talentuar, të cilët me rezultatet dhe arritjet e tyre në gara ndërkombëtare, na bëjnë krenarë dhe shërbejnë si ambasadorët më të mirë të Shqipërisë nëpër botë, duke lartësuar akoma më shumë imazhin e vendit tonë”.

Në këtë kuadër, Znj. Kushi cilëson se duhen nxitur të rinjtë shqiptarë të bëhen pjesë e garave kombëtare dhe ndërkombëtare bazuar në meritokraci dhe gara të ndershme, në mënyrë që kampionët tanë të jenë shembuj frymëzimi për brezat e rinj të sportistëve.