Zjarri në Bulshar të Mirditës, vatra qëndron aktive prej një dite

206
Sigal

Vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Bulshar të Mirditës.

Zjarri vijon me intensitet të lartë, për shkak të kushteve atmosferike me temperatura të larta dhe erë të fortë.

Momentalisht është e pamundur të izolohet vatra e zjarrit, për shkak të terrenit të thyer malore, që bën të pamundur ndërhyrjen me automjete zjarrfikëse. Në terren ndodhen 5 punonjës zjarrfikës dhe 2 specialistë të pyjeve.