Tronditëse në Durrës, një person gjendet i vetëvarur në oborr

189
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës mesditën e sotme, ku një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës. Policia njofton se është gjetur i vetëvarur në pemë shtetasi P. D.

“Më datë 10.05.2021, rreth orës 12:30, në lagjen Nr.15, në “Kallm”, është gjetur i vetëvarur? në pemë, pa shenja jete shtetasi P.D., 48 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk evidentohen shenja dhune.”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.