Kandidati për deputet i LSI në Vlorë, Ferdinand Aligjoni: Rilindja ka harruar socialistët, i përdor vetëm për fushata, në 25 prill do t’u tregojmë vendin

459
Sigal

Kandidati i LSI për Vlorën, Ferdinand Aligjoni nëpërmjet një deklarate për median është përfshirë në zhvillimet e vrullshme politike të qytetit të Vlorës, aty ku është zhvendosur trysnia politike ditët e fundit.

Ai akuzon PS se në këtë fushatë po orientohet nga interesi, lidhjet me krimin dhe rrjepjen e shtetit.


Deklarata e Ferdinand Aligjonit:

Nëpërmjet kësaj deklarata dua të shpreh qëndrim tim politik në këtë fushatë elektorale, opinion tim për atë c’ka është sot Rilindja, nën logon e Partisë Socialiste dhe atë që ajo vërtet përfaqëson: Partinë e oligarkëve, që veprojnë në funksion të pasurimit të një grushti njerzish të lidhur më të, në kurriz të së ardhmen të vendin tonë, të Vlorës sonë.

Kjo forcë politike nuk përfaqëson dot mua, e kë si unë ka dëshmuar përgjegjshmëri, integritet dhe qëllimin e mirë në përmirësimin dhe zhvillimin e qytetit tonë.

Kjo forcë politike nuk ka parime, por orientohet vetëm nga interesi, nga krimi e nga lidhjet e forta me të, të cilët kanë shtrydhur këtë vend e po e gjynjëzojnë dita-ditës cdo sektor të ekonomisë, kulturës, arsimit, artit, etj.

Në Vlorë e kudo në Shqipëri, Rilindja ka abandonuar e harruar socialistët e vërtetë dhe është orientuar e fokusuar në një qëllim të vetëm: rrjepjen e shtetit dhe pasurimin e oligarkëve të saj.

Kjo nuk mund të jetë një forcë politike që mbështet një socialist, pasi socilistët janë parimor, kanë ide të qarta për zhvillim social të vendit e janë orientuar nga e mira e shoqërisë dhe zhvillimit të saj, ndërsa Rilindja si ka pasur asnjë moment të tilla parime.

Ka harruar bazën socialiste, duke e përdorur vetëm në fushata, për ti marrë votën, e më pas i ka harruar.

Nuk kanë munguar rastet që i ka shantazhuar e më tej sulmuar, kur nuk kanë pranuar të konformohen me krimin dhe vjedhjet që ata programojnë.

E pra të dashur vlonjat, nuk është e rastësishme përplasja aktuale me kryetarin e bashksië së Vlorës, kjo ëhstë metoda e tyre kur nuk pranon aferet që kanë në plan, e si ish-kryetar i bashkisë së Selenicës i kam parë nga afër planet dashakeqe e presionet e tyre, nxitjen e mospagimit të taksave dhe vjedhjet e pasurisë publike, nga ata që janë pjesë e rrethit të ngushtë të oligarkisë së Rilindjes.

Në atë kohë personalisht nuk e ula kokën, as i Çedova presionit apo ftesave, e sot ndjej detyrimin qytetar dhe politik t’ju them vlonjatëve, e vecanërisht socialistëve vlonjat se duhet të distancohen nga pushteti i Ramës dhe atë që ai përfaqëson, edhe pse ata kanë kurajon të dalin në fushatë për një mandat të tretë, kur publikisht e botërisht janë talluar me Vlorën e vlonjatët për tetë vjet.

Kanë vjedhur paratë që duhet të ishin bërë rrugë, ujësjellësa, e të përmirësonin infrastrukturën dhe jetën e cdo vlonjati. E sot paturpësisht i reklamojnë këto vjedhje si arritje, duke kërkuar votën vetëm e vetëm për të çuar në fund projektin e tyre të bastisjes së këtij vendi.

Këta duhet të largohen një orë e më parë.

E të gjithë ne do t’i dëbojmë me votën tonë në 25 prill, për t’i thënë boll vjedhjeve, mashtrimeve, abuzimit e cdo krimi e krimineli rilindas.

Socialistët e vërtetë e kanë derën e hapur në atë që sot është e majta e vërtetë shqiptare: Lëvizja Socialiste për Integrim.

Prandaj të bëhemi të gjithë bashkë, për të sjellë rotacionin, ndryshimin e shumëpritur e për të dëbuar krimin dhe këtë qeveri, për të mundësuar zhvillimin e vendit dhe një të ardhme më të mirë për secilin nga ne, familjet tonë e pasardhësit tanë.