Kandidati i PD-së në Korçë: Asnjë premtim i dhënë nuk është realizuar

453
Kandidati demokrat për bashkinë e Korçës, Gjergji Mero, në takimin me tregtarët e tregut të shumicës dhe pakicës së fruta- perimeve, përcolli mesazhin e tij se Bashkia do të jetë partnere në zhvillimin e tregut. Më tej Mero tha se, potenciali më i madh i Korçës, motori i zhvillimit të ekonomisë së qytetit, është pikërisht ky treg që po falimenton nga dita në ditë. 50% e bizneseve të vogla e të mësme, afro 2800 prej tyre, janë mbyllur për shkak të taksave të papërballueshme dhe forcës tejet të ulët blerëse të korçarëve, për shkak të varfërisë së madhe.
“Asnjë premtim i dhënë nga bashkiaku Filo dhe qeveria nuk është realizuar për Korçën. Ka vetëm rritje rrënuese të taksave dhe asnjë investim në infrastrukturë, mbrojtjen e produkteve, higjienës së mjedisit dhe ulje të fuqisë blerëse së këtij tregu. Asnjë derë dhe asnjë nëpunës në bashki, nuk hapet për të dëgjuar hallet dhe problemet tuaja. Ju i dorëzoni bashkisë dhjetra miliona lekë në vit në buxhetin e saj dhe nga ky institucion që duhet të ishte shtëpia e qytetit, nuk siguroni asgjë. Bashkia investon vetëm në ndërtim fasadash dhe ndërtim kullash që nuk i shërbejnë komunitetit, qytetit dhe nxitjes së tregut për zhvillimin e ekonomisë lokale. Unë do të jem korçari që do të përcjell çdo fjalë dhe hall tuajin në këshillin bashkiak. Dera, zemra dhe mendja ime do të jenë gjithmonë të hapura”, tha Mero. 
Tegtarët i përcollën kandidatit lidhjet e drejtëpëdrejta që klani i pushtetit bashkiak ka me interesat e tregut, pa investuar asgjë në mjediset e tregut, nga taksat tejet të larta që ata paguajnë. Na janë rritur fort taksat e ujit, energjia, karburanti, transporti, pastrimi. Nuk përballojmë dot këtë shtrëngatë taksash dhe nuk arrojmë dot të mbajmë as shtëpitë, u shprehën tregtarët të cilët ngritën dhe problemin e konkurrencës së pandershme dhe importeve klanore.

Sigal